Home KRYESORE Vasili: Ligji i lojrave të fatit dhe kryeministri që nuk e njeh...

Vasili: Ligji i lojrave të fatit dhe kryeministri që nuk e njeh turpin!

Ligji per lojrat e fatit (bixhozit) u kthye nga presidenti ne kuvend.Veprim i drejte.

Nje mundesi e re per kryeministrin, qe te rikuperoje diçka nga turpi i madh i tij i lene rruges.

Sepse paturpesia pa kufi eshte neveri dhe kryeministri eshte shembull i kesaj.

Sot favorizon lojrat e fatit, por lexoni çfare thoshte po ky kryeminister ne 25 tetor 2013 kur filloi operacioni “Fundi i Marrezise” kunder lojrave te fatit:

“Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar. Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin”.

Keto thoshte kryeministri kur bente sikur mbyllte lojrat e fatit,sepse qellimi ishte krejt tjeter dhe pikerisht zgjerimi i tyre dhe grumbullimi ne pak duar.

Kryeminister me hipokrit dhe te kapur s’keni per te pare më kurre.

Problem eshte edhe per ata qe i ka zene halli apo qejfi te bejne avokatin e tij,sepse ky per shkak te parave ben te kunderten e asaj, qe thote dhe i le ne mes te rruges dhe ketyre u duhet te ripertypin deglat e parimeve qe kane shitur.

Share: