Home KRYESORE Voltana Ademi: “Eja në Dajç”…

Voltana Ademi: “Eja në Dajç”…

Në mes të banorëve të Dajçit tonë kemi kaluar sot një ditë të mrekullueshme. Në Dajç ia vlen të shkosh gjithmonë, por në ditë festash si kjo e sotmja kënaqësia është e shumëfishtë. 😀🤝🌲☀️

Së bashku bëmë një shëtitje në segmentin e parë të rrugës së Mushanit, përgjatë së cilës u ndalëm e biseduam me shumë banorë.

Kjo njësi administrative e Bashkisë sonë është ndër më të urbanizuarat, por natyrisht ka nevoja të cilat do të vazhdojmë t’ia plotësojmë ashtu siç po përpiqemi të punojmë maksimalisht dhe njëtrajtësisht në të gjitha njësitë administrative.

Panairi agro- ushqimor dhe artizanal shpalosi vlerat më të mira të zones e cila shquhet për mikpritjen e saj. “Eja në Dajç” është vetëm fillimi i një tradite që vit pas viti do të pasurohet për të evidentuar ato vlera të Bashkisë së Shkodrës.

Share: