Home KRYESORE Zjarr në institucionin e rëndësishëm, ku ndodhen serverat e qeverisë

Zjarr në institucionin e rëndësishëm, ku ndodhen serverat e qeverisë

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një institucion në varësi të Kryeministrisë. Sipas informacioneve të para raportohet se zjarri ka përfshirë zyrat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (akshi.gov.al).

News 24 raporton se se ka qenë një kabull elektrik që ka marrë flakë ai që ka shkaktuar zjarrin.Por menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit që kanë vendosur situatën nën kontroll. Ne vendin e ngjarjes ndodhet një makinë e forcave zjarrfikëse. Nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërsa ende nuk dihet saktësisht se çfarë është djegur konkretisht, pasi bëhet fjale per nje institucion me rendesi te madhe. Aty ndodhet gjithe dokumentet e dixhitalizuara te shtetit dhe jane instaluar servera te fuqishem per ruajtjen e informacionit.

Godina e AKSHI-it ndodhet nga pas Kryeministrise, tek kryqezimi i TVSH-se.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:20, në rrugën “Papa Gjon Pali 2”, në ambientet e një zyre ka rënë zjarr, ku paraprakisht dyshohet nga mbingarkesa në kabëllin elektrik.

Ka vetëm dëme materiale.

Po punohet për fikjen e zjarrit.

*Vendi i ngjarjes/Opinion.al

Share: