Në lidhje telefonike për News 24, Rrahman Rraja thotë se nuk ka folur me të birin për këtë çështje sepse nuk dëshiron ta shqetësojë dhe se nuk ka kanosur oficerin e policise…
Ja intervista e plote per News 24
Si është ngjarja. Çfarë lidhje ka djali juaj me vajzën që e denoncoi për përdhunim?
Deputeti: Jo jo çfarë përdhunimi…
Vajza dhe djali im, Rexhepi kanë qenë në një lidhje dashurie dhe më pas janë ndarë. Kur djali ka shkuar me një vajzë tjetër në Sarandë për pushime, ajo (Xhesiela Maloku) ka shkuar në polici dhe ka bërë kallëzim të rremë për shkaqe xhelozie.
A keni shkuar ju në polici për këtë cëcshtje?
Kam njoftuar djalin në telefon i cili ishte në Sarandë dhe i kam thënë hajde se po të kërkon policia. Ka shkuar vetë në policia (pa mua) dhe ka dhënë dëshminë e tij. Më pas vajza e ka terhequr denoncimin sepse janë sqaruar. Ajo vetë ka folur në Tv dhe është e vertete që më ka marrë mua në telefon dhe më ka thënë se dua të të sqaroj. Unë i kam thënë kur jeni lidhur smë keni pyetur mua dhe as tani që jeni ndarë mos për përzini mua. I kam mbyllur telefonin.
Po emrat e Taulant Ballës dhe Artur Bushit pse dolën?
Nuk kam biseduar me Taulant Ballën.
Nuk kam qenë në komisariat, as unë as Artur Bushi dhe as Taulant Balla. Ai (Balla) është motori i politikës në parlament dhe me këtë që ka ndodhur ata politikanët e zagarëve e zaganëve fitojnë azil politik.
Nuk ka asnjë provë, as kamera as persona që dëshmojnë se unë kam qenë në komisariat.
Z. Balla nuk e ka kaluar Fushë-Krujën që nga 2015.
Si e keni përjetuar këtë ngjarje. Pra kur keni mësuar se djali juaj po kërkohet nga policia?
Gjatë kësaj kohe kam qenë shumë i qetë, nuk kam bërë asnjë telefonatë asnjë mesazh. Prokuroria të zgjidhë çdo gjë.
Po vëllai yt a ka hyrë me armë në komisariat dhe ka kërcënuar oficerin?
Nuk ekziston fare të futet në komisariat me armëpa leje.
N/komisar kaq i famshëm që bëri gjithë këtë zhurmë. Është budallëk.
Po tani djali juaj si po e përjeton. A është i gatshëm të flasë për ngjarjen në media?
Nuk e di. Skam kontakt djali i ndarë nga unë dhe jeton në Tiranë. As e kam shqetësuar për këtë problem.