Home KRYESORE Aplikim online para se të udhëtoni në Schengen!

Aplikim online para se të udhëtoni në Schengen!

Për të udhëtuar në hapësirën Schengen qytetarët nga vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë pas 3 vjetësh do të duhet më parë të pajisen me një autorizim. Aplikimi behet online dhe kërkon vetëm 10 minuta. Ky vendim është pjesë e sistemit të informimit dhe autorizimit për udhëtimet ETIAS që është miratuar nga Bashkimi Europian.

Zëdhënësja e komisionerit për migracionin dhe shtetësinë Dimitris Avramopoluos në një intervistë për Tv Klan shpjegon procedurat që do të ndiqen.

ETIAS është një sistem autorizimi elektronik, siç është ai i Kanadasë, SHBA-së apo Australisë. Sipas statistikave që kemi, shumica dërmuese e aplikantëve nuk do kenë problem për të marrë një përgjigje pozitive dhe autorizim për udhëtim. Aplikimi është shumë i shpejtë dhe i lehtë për tu bërë. Ai merr normalisht 10 minuta, dhe përfundon me një përgjigje pozitive dhe autorizim brenda. Ajo që duhet theksuar është që nuk është një vizë, por një autorizim udhëtimi.

Po cilat janë kategoritë apo personat qe që rrezikojnë t’ju refuzohet aplikimi.

Në raste kur sistemi sinjalizon një anomali, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale. Edhe këtu ne presim që verifikimi të çojë në një rezultat pozitiv. Nëse nuk çon në një përgjigje pozitive, kjo do të thotë që ka një alarm të caktuar për personin në fjalë. Për shumica dërmuese të rasteve, përgjigjja është automatike.

Kur bëhet aplikimi elektronik, duhet vetëm pasaporta. Sistemi pastaj bën verifikimin automatik në bazë të disa grupimeve të të dhënave, siç është Sistemi i informacionit të Schengenit, Europoli, etj. Nëse sinjalizohet një anomali, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale nga autoritetet e shtetit ku kërkon të udhëtojë personi, ose nga Rojet Europiane Kufitare. Në këtë rast, përgjigjja e aplikimit do të marrë disa ditë dhe nëse ka një problem që duhet zgjidhur, atëherë përgjigjja do të marrë maksimumi 4 javë”.

Sistemi ETIAS online hyn ne fuqi ne vitin 2021.

Tv Klan

Share: