Home KRYESORE Berisha: Dy persona theren me thikë në Kavajë, fshihet ngjarja

Berisha: Dy persona theren me thikë në Kavajë, fshihet ngjarja

Ish-kryeministri Sali Berisha, të martën, denoncoi plagosjen me thikë të dy personave në Kavajë, ndërsa policia po tenton të fshehë krimin.

Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, ku bëhet me dije ngjarja e ndodhur dje në darkë në qytetin e Kavajës.

Sipas mesazhit të qytetarit, pas konfliktit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka sekuestruar pamjet filmike të objekteve përreth, por nuk e ka bërë ende publike ngjarjen.

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Narkopolicia fsheh krimin. Dy plagosje me thike ne Kavaje!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Dy te plagosur me thike sot ne mbremje ne kv,policia po fsheh ngjarjen,jane kamerat e lokalit,qe policia i mori me USB,sipas fjaleve po mundohen te fshehin ngjarjen pa e bere publike,respekte salì,anonim te lutem”

Share: