Besnik Mustafaj, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, sot ka folur formalisht si shkrimtar, por duke bere politike ndricuese per partine demokratike duke i “derguar” një letër Azem Hajdarit, pikerisht në ceremoninë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së liderit të lëvizjes së dhjetorit.
Mustafaj ne fakt “shkruan” ato fjalë që do donte t’i thoshte Azemit po të ishte gjallë.
Fillimisht, u ndal te gjendja në vend: “Krimi i organizuar ka kapur shtetit, shqiptarët i ka kapur një dëshpërim si në vitin 1991, por siç ndodhi atëherë do ti thosha Azemit se shqiptarët e morën veten dhe iu bashkuan Partisë Demokratike dhe ne fituan. Këtë herë dëshpërimi duket shumë i thellë, njerëzit duan të largohen”.
“Gjëja e dytë që doja ti thosha është se Partia Demokratike nuk është aty ku do e donte Azemi, vijoi Mustafaj, ndërsa shtoi se, “do ti thoshte edhe një lajm të gëzueshëm”.
“Ka shumë të rinj, djem e vajza që nuk e kanë njohur Azem Hajdarin, por e duan siç ishte, frymëzohen nga ai për të mos u pajtuar me të keqen dhe e ndjekin po aq sa e kanë ndjekur bashkëmoshatarët e tij”.
Mustafaj e mbylli letrën e tij duke folur për Rudinën, vajzën e Azem Hajdarit.
“Gjëja e tretë lidhet me Rudinën, e ka pasur pikë të dobët, s’është më ajo vajza e vogël lozonjare që i recitonte vjersha, është bërë një zonjë e ditur, e aftë, trime, e pjekur, është në Partinë Demokratike është deputete e saj dhe se ëndrra e tij vazhdon”.
“Me këtë letër prej shkrimtari dhe një miku jam i bindur se Azemi do më besonte kur ti lexonte këto gjëra”, përfundoi Mustafaj.