Home KRYESORE Caktohen relatorët dhe ekspertët për vettingun në politikë

Caktohen relatorët dhe ekspertët për vettingun në politikë

Në një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Ligjeve si dhe e Këshillit për Legjislacionin, ka filluar procedura për shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e propozuar nga 44 deputetë të grupeve parlamentare PD, LSI dhe PR, për atë që njihet gjerësisht si nisma e opozitës për vettingun politik.

Mbledhja ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit thotë se mazhoranca kërkon që të fusë këtë amendament në kalendat greke.

Alibeaj: Kjo zgjatje, stërzgjatje që ju keni parashikuar si projekt kalendar nuk është gjë tjetër, veçse që në këtë moment keni filluar të vini në zbatim planin tuaj për ta futur në kalendat greke këtë amendament kushtetues. Ndërsa rregullorja përcakton qartë dy gjëra cfarë mund të bëjë ky komision. Caktimi i relatovrë dhe caktimi i ekspertëve.

Gramoz Ruçi: Me vjen keq, vajtët në pikën e fundit të rendit të ditës. Fillojmë me prezantimin e nismës. Jam konsultuar me kreun e komisionit të ligjeve dhe këshillit të legjislacionit. Ky është një projekt, nëse do qëndrojë kështu është ekskluzivitet i kësaj mbledhje. Ju lutem të ndjekim rendin e ditës, do shkojmë dhe tek kalendari.

Tek publikimi, është zbatuar rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta. Ju kam ndjekur, ndërkohë që njoftova kuvendin ishte shpërndarë tek tavolinat e deputetëve dhe publikuar në faqen e internetit. Ju erdhët me 15 minuta. vonesë.

Kryetari i Kuvendit ia shpërndan deputetëve në seancën e parë dhe e publikon në faqen e internetit.

Pas debateve, forcat politike kanë përcaktuar relatorët dhe ekspertët. Për PD relator do të jetë Oerd Bylykbashi dhe ekspert Gazmend Bardhi. Ndërsa nga mazhoranca relatore do të jetë Vasilika Hysi, ndërsa ekspertë do të jenë Artur Metani dhe Gledion Llatja./opinion.al

Share: