Zbardhet dëshmia e shtetases Xhisiela Maloku, vajza e cila ka denoncuar djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Maloku pretendon se Rexhep Rraja e ka dhunuar fizikisht dhe e ka djegur me cigare në kofshë. Madje sipas saj nga dhuna që ka pësuar në një dhomë hoteli ku e ka marrë me kërcënimin e pistoletës, ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mënd nëse është abuzuar më të apo jo.
“Panorama” ka zbuluar procesverbalin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Emiljano Nuhu, e cila mban datën 30.07.2018.
Xhisila pohon se ka patur lidhje me djalin e deputetit prej 5 vitesh, por më pas ai e ka ndarë dhe e ka kërkuar sërish. Në dokument theksohet se Xhisiela Maloku ka marrë kërcënime deri me vdekje.
Në dëshminë e saj ajo thekson se Rexhep Rraja i ka drejtuar pistoletën dhe më pas e ka çuar në hotel.
DËSHMIA E XHISIELA MALOKUT
Pyetje: Çfarë marrëdhënie ke pasur me shtetasin Rexhep Rraja, dhe cilit person i ke shprehur shqetësime lidhur me përndjekjen që ju ka bërë ku shtetas?
Përgjigje: Unë shtetasin Rexhep Rraja e kam njohur afërsisht në vitin 2012, dhe me të kam krijuar një marrëdhënie dashurie. Kjo marrëdhënie ka zgjatur deri në vitin 2017. Dua të shpjegoj seë gjatë kësaj kohe unë i kap pasur shumë mirë marrëdhëniet me disa zënka të vogla verbale, por jo me dhunë fizike. Ndarja erdhi me kërkesën e shtetasit Rexhep Rraja. Unë nuk pranova të ndahesha dhe i kërkova llogari pse po ndahemi, ai nuk më jepte asnjë përgjigje. Unë s’po e kërkoja më dhe pastaj filloi ai të më kërkonte. Filloi të më marrë në telefon dhe më vinte të më takonte.
Pyetje: Kur të ka goditur për herë të parë shtetasi Rexhep Rrahja dhe në ç’vend.?
Përgjigje: Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi në datën 19.07.2018. Dua të shpjegoj që në këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon, dhe më tha hajde me tako se dua të sqarohemi. Unë shkova e takova tek puna e tij në rrugën Fushë Krujë-Vorë përballë hotel “Boçi”. Filloi të ulëriste me fjalë dhe më kapur prej flokësh. Më solli një shoqe sms që a do dalim sot në ato moment ky më mori telefonin dhe ma theu, duke më thënë me kë do dalësh sot… Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përballë punës së tij më pas u nis me makinë drejt hotel “Boçi”. Unë nuk pranova të shkoj lart në hotel me të, por me mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.
Pyetje: Sa kohë ndejtët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?
Përgjigja: Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti me shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën. Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e kokës me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë… nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguajë lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfqafuar dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mij në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E.S, S.Z dhe motrës time A. Maloku.