Home KRYESORE Dy bandat e Shkodrës apo Dy bandat e Shqipërisë?

Dy bandat e Shkodrës apo Dy bandat e Shqipërisë?

Nga Kreshnik Spahiu

28 vite pas përmbysjes së komunizmit, lideri PD-së u rikthye dje si vetmitar në djepin e demokracisë në Shkodër. Ai nuk u ri-kthye në shesh si dikur por në Hotelin me 5 yje që dikur e kish akuzuar për mafien e qytetit. Atje mungonin 100% e themelueve të PD-së. Atje nuk ishin familjet e mëdha Shkodrane, atje nuk ishin te burgosurit politik, atje nuk ishte Topalli, Bushati, Broci, Shënasiu, Pjetri…..

Me pak fjal nuk ishte askush nga ata që dhanë gjak për opozitën por ishin vetēm ata që pin gjak, pasi të parët i largoi lideri dhe ka lën vetëm grupin e gjakprisave duke krijuar modelin që u pasua nga rivali tij politik Rama.

Vrasjet mes fiseve në Shkodër nuk lindën ditën e zgjedhjeve 2017 por buruan nga llumi politik i modelit Rama-Berisha që përmbysën malet dhe ngritën halet në mbarë Shqipërinë.

Dy pasuritë kombëtare PS dhe PD shfarosën vlerat dhe elitat politike te arsimuara dhe me traditë për ti lënë rradhēn fillimisht “biznesmenve” qe dërgonin zarfin tek dy liderët dhe më pas tek “të fortët” që veshën kostumet e deputetit, drejtorit, doganierit, bashkiakut, inspektorit dhe duke i shndëruar këto dy parti në dy familje të mëdha mafioze e ku vrasjet rrodhën zinxhir nga Tropoja drejt Shkodrës, Mirditës, Matit, Lezhës, Kurbinit, Fush-Krujës, Tiranës, Durrsit, Elbasanit, Korçes, Lushnjes, Vlores deri në Lazarat. Bandat filkuan të hapin faqet e gazetave dhe ndaheshin nē banda të kuqe ose blu. Madje disa u bënë pjesë e aksioneve mediatike. Viti 1997 zyrtarizoi ndarjen e bandave dhe profilizoi strukturat mafioze. Masakra e Gërdecit ku u vran 26 persona dhe u plagosën 300 ndryshoj ndryshoi historinë politike pasi Berisha i dha pakt Ramës për tre dekada duke ndryshuar Kushtetutën dhe instaluar dy bandat. Më pas 17 Maji 2017 do regjiatronte paktin e pērjetshëm të dy oligarkive mafioze për eleminimin e çdo rivali politik dhe ruajtjen e plaçkës së vjedhur që i kanë bërë pasurive kombëtare.

Rama garantoj modelin Erdogan por duke i siguruar pension të veçante dhe qetesi dyshesh Basha-Berisha. Debatet mbeten një teatër mediatik përball militantve qorra që s’kanë sy të shohin duart e përgjakura të liderve.

Sot inteligjenca është zhvlersuar financiarisht, mediatikisht, politikisht dhe juridikisht. Shqipëria komandohet thjesht nga dy banda politike ku naturisht të fortit anojnë gjitmonë më shumë nga pushteti se kanë instiktin e bashkangjitjes me ata që janë në qeveri.

Dje Lulzim Basha zbarkoi në Shkodër me 20 bodyguard dhe askush nuk e kujtoi për kohën qē ai ishte Minsitër i Brendshëm dhe kur Shkodra pati mbi 30 vrasje nga këto banda. Njerzit jo se harruan por si çdokund tjetër ai ska lënë gjurmë as suksesi dhe as dështimi sepse ka qënë dhe mbetet thjesht njē rrogtar i njërës nga dy bandat e mëdha.

Nuk ka banda Shkodra jo. Thjesht janë ca kriminel ordiner që gjejnë terren në Shkodrën ku Dy bandat PD dhe PS shkatrruan vlerat, kulturën, arsimin, traditat, normat, patriotizmin dhe qytetarinë Shkodrane. Ata arrestohen për 24 orë, ndërsa pasojat e dy bandave të mëdha Shqipëria do i vuaj edhe 24 vjet…..

Share: