Ornela Celmenta është një vajze e re simpatike dhe praktikante e besimit musliman. Ajo si gjithë vajzat e tjera e moshës se saj është e impenjuar për te ardhmen e saj dhe duket se per ta patur jetën me te mire dhe me dinjitoze, ka zgjedhur profesionin e shefit te kuzhinës. Ajo po studion ne njërën nga shkollat me profesionale dhe me te famshme ne rajon per artin e te gatuarit dhe qe është Instituti Kulinar Neranxi.
Duket se aty ajo është ndjere shume mire dhe dinjitoze nga te gjitha pikëpamjet dhe, duke falenderuar presidentin e kompanisë “N.Neranxi”, Nikollaq Neranxi, ja se cfare shkruan ajo ne faqen e saj ne Facebook:
Iku një vit shkollor e po bëhem gati për vitin e 2-te.
Kam pasur enderr te vazhdoj shkollën kulinare, por pamundësia me ndalonte shpesh here këtë zgjedhje. Vullneti im e mposhti pamundësinë dhe e beri te mundur ate.
Sot fale Zotit.. pastaj fale prindërve te mi, kam arritur te realizoj gjysmën endrres time e te jem pjese e Shkolles Kulinare Neranxi.
Dua te falënderoj shefin e madh z. Nikollaq Neranxi për mundesine qe me ofroi. Shpreh mirënjohjen time për Chef Mentor Merjemaj qe me butësi dhe përkushtim me mësoi ta dua me shume këtë profesion.
Falënderoj te gjithë stafin e shkollës kulinare Neranxi.
Une jam tejet e kënaqur për profesionin tim… Une u regjistrova për vitin e dyte… Ejaaa regjistrohu edhe ti, për një te ardhme me dinjitoze.