Vrasja me snajper e 43 vjeçarit Alket Muhaj në Tepelenë, tronditi opinionin publik si dhe krijoi frikë dhe panik tek qytetarët, pasi ekzekutimi i bariut erdhi vetëm pak ditë pas denoncimit që ai bërë në polici për parcelat e drogës. Qytetarët denoncojnë se autorët e kësaj vrasjeje janë policë, pasi Muhaj kishte denoncuar në SHKB emrat e oficerëve që ishin të lidhur me krimin dhe drogën në Tepelenë. Denoncimi i qytetarëve është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja postimi i Berishës:
Bariun Alket Muhaj e ekzekutoi narkopolicia! Ai kishte bërë denoncimin fatal të parcelave të kanabisit të narkopolicëve!
“Pershendetje Dr,bariun Alket Muhaj 43 vjeç ga fshati Rabie Memaliaj qe egzektuaun me snajper sot para dite e ka vrare policia.Disa dite me pare Alketi pasi kishte denoncuar ne SHKB e qarkut Gjirokaster ka denoncuar edhe ne drejtorine e policise se ketij qarku parcelat me Kanabis ne Memaliaj te oficerve te policise se Tepelenes. Policia nderhyri ne njeren prej tyre por nderkoh pronaret me uniforme te parcelave i moren jeten me snajper sot paradite.Gjithashtu policia dha lajmin e krimit te shemtuar vetem pas gazetari Vaso dha njoftoj ne media per kete vrasje te shemtuar.Policia tani po hape lajme se esht vra per per ceshtje kullote.”
Duke shprehur ngushellimet me te thella familjes se te ndjerit per ndarjen nga jeta te njeriut tyre te dashur, renien ne fushbeteje ne luften kunder droges se zyrtareve te narkoqeverise, denoj me ashpersine me te madhe kete krim te narkoshtetit dhe bej thirrje qytetareve te ngrihemi dhe permbysim sa me shpejt kete narkobande ne pushtet me ne krye Noriegen! sb