Home KRYESORE Fansja e kritikon Aulonën për mënyrën se si po rrit vajzën dhe,...

Fansja e kritikon Aulonën për mënyrën se si po rrit vajzën dhe, ja pergjigja e moderatores

Moderatorja Aulona Musta është një nga gazetaret më të suksesshme. Së bashku me Fatmën, ato përbëjnë dyshen më ‘thumbuese’ të ekranit shqiptar.

Aulona njihet për karakterin e saj transparent dhe impulsiv, dhe jo pak herë postimet e saj në rrjetet sociale bëjnë bujë në rrjet, kjo edhe per shkak te kotureve te saj sexy, e gjate, me forma te bukura dhe provokuese.

Së fundmi moderatorja ka publikuar një shkrim për të gjitha nënat, me anë të së cilit u jep kurajo që të vazhdojnë të kujdesen për veten, edhe pse mund të jenë me fëmijë, por jo të gjithë e kanë mirëpritur këtë shkrim, pasi shumë prej ndjekësve i kanë thënë se jo të gjitha nënat kanë kushtet që ka Aulona.

“Problem i Aulonës është që vajzën po ja rrisin mamatë dhe jo ajo vetë. Sepse duke qenë shumë egoiste për veten e vet, nuk i del koha për vajzën. Kur të rritet goca dhe ajo do ta ndjejë këtë mangësi”.

Aulona, sic mund te vetkuptuhet nuk ka ndenjur pa kthyer përgjigje, madje një përgjigje me spec sic thote Populli: “Hahaha nëse duke menduar në këtë mënyrë, justifikon dështimet e tua si grua dhe si nënë, vazhdo mendoje. Por ti do vazhdosh të jesh e palumtur, gjithsesi…” është shprehur Aulona…

Share: