Juristi i njohur Çlirim Gjata i ftuar në “360 Gradë” në Ora News tha se reforma në drejtësi i dha mundësi kryeministri Edi Rama të merrte pushtetin e drejtësisë dhe aty ku nuk e merrte
Gjata: Thjesht tek veprimi i fundit që prokurorja e përgjithshme, bashkë me kryeprokuroren e Krimeve të Rënda, që i kanë vjedhur dy herë dosjet dhe rritet në përgjegjësi. Ne rreshtojmë gjithë këto ligje të shkelura dhe nuk i bën përshtypje kërkujt. Të ecim me konceptim që prokurorja e përgjithshme ka marrë kazmën..e merr ajo, e bën ajo në Prokurori, atëherë kthehemi në vitin 45. Reforma në drejtësi besoj nuk ka këtë qëllim.
Mentaliteti si duket i disave prej politikanëve tanë i tillë është që unë do të përdor metoda si të 45-s për të marrë më shumë pushtet. Një problem me ligjin sot të jep pasoja me vite të tëra. Reforma në drejtësi u bë që kryeministri të merrte pushtetin e drejtësisë, aty ku nuk e merrte ta shpërndante pa gjykatë kushtetuese, pa gjykatë të lartë, siç po ndodh me Krimet e Rënda. Problemi është këtu, kemi goditjen e disa prokurorëve. Është e vërtetë që nuk kemi pasur politikanë të dënuar. Por kemi pasur një prokurori të centralizuar, por ama kanë dënuar dhjetëra kriminelë./360grade.al