Home KRYESORE Historiania shokon me deklaratën e saj: Tsipras është çam, shqiptarët e kanë...

Historiania shokon me deklaratën e saj: Tsipras është çam, shqiptarët e kanë në dorë Greqinë

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ditën e djeshme në një konferencë për shtyp foli për marrëveshjen e shtetit grek me Shqipërinë. Tsipras në fjalën e tij theksoi se në këtë marrëveshje “çështja çame nuk ekziston”.

Ndërsa historiania shqiptare Elena Kocaqi përmes një postimi në facebook, shkruan se Cipras, është thjesht një “çam që është bërë grek modern”.

“Deklaratë arrogante e një çami që është bërë grek modern. Greqia popullsinë e saj autoktone e ka arvanite, shqiptaro-maqedone dhe çame. Shqiptarët po të duan e kanë në dorë vet shtetin grek. Greqia kërcënon por harron që egziston për aq kohë sa duan shqiptarët me fjet gjumë. Po u zgjuan shqiptarët do harroj kërcënimet arrogante ndaj shqipërisë”, shkruan historiania Kocaqi.(J.D/Faxweb.al)

Share: