Home KRYESORE Holanda parandalon një sulm të madh terrorist, 7 të arrestuar

Holanda parandalon një sulm të madh terrorist, 7 të arrestuar

Autoritetet holandeze arrestuan shtatë persona të enjten, të cilët akuzohen për planifikimin e një sulmi të madh terrorist, duke përdorur granata, armë automatike dhe jelekë me eksploziv.

“Policia arrestoi sot shtatë burra, të dyshohet se ishin në një fazë shumë të avancuar për përgatitjen e një sulmi terrorist shumë të rëndë në Holandë”, njoftoi Ministria e Rendit Publik në një deklaratë.

Tre nga shtatë të dyshuarit janë arrestuar në të kaluarën, duke u përpjekur të bashkohen me organizatat terroriste jashtë vendit.

I dyshuari kryesor është një irakian 34-vjeçar, i cili u dënua në vitin 2017 sepse udhëtoi jashtë vendit për të luftuar me xhihadistët e Shtetit Islamik.

Të arrestuarit të moshës 21-34 vjeç, u arrestuan në 4 rrethe në Holandë, pas gati gjashtë muaj hetimesh nga autoritetet.

“Të dyshuarit po kërkonin armë zjarri AK47, granata, jelekë shpërthyes dhe bomba me telekomandë për shpërthimin e automjeteve”, thanë prokurorët në një deklaratë.

Ata do të dalin para gjyqit të premten.

Policia fillimisht u informua nga Shërbimi i Inteligjencës se i dyshuari kryesor po planifikonte një sulm shumë të madh në Holandë ku do të shkaktonte shumë viktima./OraNews/

Share: