Ajo vazhdon të jetë ende në qendër të vëmendjes.
Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila në një intervistë të fundit televizive në Greqi, tregon se si ndihet kur dëgjon komente të ndryshme.
Eleni u shpreh:
Është e padrejtë ndaj Shqipërisë, por vetëm sepse nuk kam jetuar aty, unë ndihem greke. Kur jeton në një vend më shumë se 20 vite, je rritur dhe je bërë kjo që je sot, nëse më pyesin nga je do të them kam lindur në Shqipëri, por jam greke. E respektoj dhe e dua Shqipërinë dhe dua të bëj gjëra aty, por unë jam rritur në Greqi dhe mentaliteti im është grek. Kur shkoj në Shqipëri thonë erdhi kjo grekja. Dhe këtu shumica thonë erdhi shqiptarja. Unë ndihem shqiptaro-greke, tani edhe pak qipriote”
31-vjeçarja ka lindur në Shqipëri dhe kur ishte ende e vogël, prindërit e saj emigruan në Greqi, ku ajo jeton tashmë prej më shumë se 20 vitesh.
Eleni përfaqësoi denjësisht Qiprion në Eurovizion, duke zënë vendin e dytë.
360grade.al