Home KRYESORE Kina garanton ushqimin dhe veshjen për 740 milionë njerëzve te varfer

Kina garanton ushqimin dhe veshjen për 740 milionë njerëzve te varfer

Kina ka nxjerrë nga varfëria 740 milionë njerëz në zonat rurale që nga viti 1978 deri në 2017, pra afërsisht 19 milionë çdo vit.

Shifrat janë bërë publike nga Byroja Kombëtare e Statistikave. Të dhënat e saj tregojnë gjithashtu se arritjet e Kinës për të eliminuar varfërinë kanë kontribuar edhe në uljen e varfërisë në rang global.

Të ardhurat mesatare vjetore për banor në zonat rurale u rritën mesatarisht 10.4 % në vit, nga 2012 deri në 2017.

Mbi 68 milionë njerëz u hoqën nga varfëria gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa synohet të hiqen më tej edhe 10 milionë të tjerë në këtë vit.

Kina ka lëshuar kohët e fundit udhëzime për të fituar betejën kundër varfërisë në tre vitet e ardhshme.

Njerëzve të varfër, sipas këtyre udhëzimeve, duhet t’u garantohet ushqimi dhe veshja, dhe fëmijëve nga familjet e varfra duhet të garantohet një arsim nëntë vjeçar i detyrueshëm. Gjithashtu duhet të garantohen nevojat themelore mjekësore dhe kushtet e jetesës së të varfërve.

Nën kufirin e varfërisë në Kinë janë përkufizuar se jetojnë njerëz me të ardhura vjetore më të ulëta se 337.3 dollarë.

s.a/dita

Share: