Policia italiane ka arrestuar një të 23-vjeçar shqiptar pasi u kap me 11 doza kokaine.
Sipas raportimeve të mediave italiane, i riu shqiptar me banim në Asti, u arrestua në Sarcino, në provincën e Bergamos.
Arrestimi i tij u bë të premten gjatë një kontrolli policor në makinën “Toyota Yaris”, me të cilin shqiptari po udhëtonte.
Shqiptari 23-vjeçar u arrestua dhe u transferua në Komandën Provinciale të Karabinierëve për procedura të mëtejshme ligjore./lapsi.al