Home KRYESORE Lamallari: Grupe kriminale po paguajnë media për goditur rivalët

Lamallari: Grupe kriminale po paguajnë media për goditur rivalët

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, të hënën, deklaroi se në vendin tonë disa media po paguhen nga disa grupe kriminale për të goditur grupet rivale.

“Platforma mediatike paguhen nga grupe kriminale për të goditur grupe rivale”.

“Po kjo është e rëndë” – e ndërpreu gazetari Blendi Fevziu.

“Shumë e rëndë” – shtoi Lamallari.

Në emision po diskutohej për vrasjen e biznesmenit Arian Ferracakut në Shkodër, pistat e hetimit që po ndiqen dhe për disa vrasje që kanë ndodhur seri në këtë qytet verior./Opinion.al

Share: