Home KRYESORE LSI, qytetarëve: Refuzoni pagesën e rrugës së Kombit

LSI, qytetarëve: Refuzoni pagesën e rrugës së Kombit

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së i bën thirrje qytetarëve të refuzojnë pagesën e rrugës së kombit e cila pritet të aplikohet nga 17 shtatori.

Përmes një postimi në facebook Vasili e quan “vjedhje të turpshme” këtë taksë: “Kryeministri per vete shkon ne shtepi ne SURREL pa paguar asnje lek,ndersa kukesianet e varfer duhet te paguajne lekun e fundit per te hyre ne shtepi.”

“Qeveria hajdute kerkon serish qe te filloje pagesa te Rruga e Kombit,qe me parate e qytetareve te mbushe xhepat e saj dhe te oligarkeve. Pasi i beri leket rrush e kumbulla per vetura luksoze,wc e zyra per qejf te saj tani do qe t’ju rjepe leket qytetareve te varfer. Qytetaret paguajne qindra milion euro per rruget ndaj dhe karburantin e kane shqepur me taksa dhe eshte me cmimin me te tmerrshem ne Europe krahasuar me pagat e mjerueshme te shqiptareve. Qytetare refuzojeni pagesen e rruges se Kombit se eshte vjedhje e turpshme” shkruan Vasili.

Share: