Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq për mediumin serb “kurir” ka folur rreth vizitës së kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Kosovë më 8 e 9 shtator.
Ai ka treguar se çfarë do të mundë të ndodhte sikur presidenti serb të kishte shkruar në fshatin Banjë ashtu si kishte planifikuar.
Stefanoviqi shtoi se pasi dështoi ndalimi i vizitës te Liqeni, u desh të krijohen incidentet në Banjë ndërsa tregoi se kishte informacione të shërbimeve sekrete se disa individë kishin armë.
Duke parashikuar se çfarë do të ndodhte sikur Vuçiqi të vazhdonte megjithatë udhëtimin deri në Banjë, Staefanoviq tha:
“Kur e shikoni atë profil njerëzish, veteranë të luftës, ish – pjesëtarë të UÇK-së, është krejtësisht sigurt se do të përdoreshin armët dhe se gjithë situata do të përshkallëzonte. Prandaj Vuçqi nuk deshi t’i rrezikonte banorët e Banjës”.
360grade.al