Home QASJE QE BEN LAJM NËN DREJTIMIN E QATOS, KOMPESIMI I PRONËS SI HISTORI SUKSESI!

NËN DREJTIMIN E QATOS, KOMPESIMI I PRONËS SI HISTORI SUKSESI!

Komiteti i Ministrave të Evropës ka vendosur të miratojë rezolutën për mbylljen e procesit të mbikqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e çështjeve që lidhen me kompensimin e pronave, duke përfshirë këtu dhe planin e masave të vendimit.

Në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi.

Komiteti i Ministrave të Evropës duke vlerësuar punën e qeverisë shqiptare për trajnimin e pronave, thekson faktin se plani i kompensimit të pronave do të mbyllet brenda një periudhe 10-vjeçare, një zhvillim ky, i cili garanton çdo pronar, pasi prona e tij do të kompensohet sipas një plani të studiuar.

“Këshilli i Evropës konfirmon si funksional dhe efektiv mekanizmin e kompensimit të pronës të miratuar nga Qeveria Shqiptare Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, në mbledhjen e datës 19 shtator 2018, miratoi Rezolutën për Shqipërinë, me konkluzionin se mekanizmi i ri i kompensimit të pronave, parashikuar me ligjin 133/2015 është plotësisht funksional dhe efektiv. Në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu sa i takon detyrave të kryera nga Shqipëria, Komiteti i Ministrave vendosi t’i hap rrugë procesit, ku mes tjesrash thuhet:

“Komiteti i Ministrave vendosi të miratojë rezolutën për mbylljen e procesit të mbikqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e çështjeve që lidhen me kompensimin e pronave, duke përfshirë këtu dhe planin e masave të vendimit pilot të Manushaqe Putos e të tjerë.Në këndvështrimin e Komitetit të Ministrave, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas vendimit pilot të Manushaqe Putos, për ngritjen e mekanizmit efektiv të brendshëm për kompensimin e pronave të shpronësuara nga regjimi komunist”.

Share: