Home KRYESORE Ngjarjet e fundit në Shkodër, ekzekutohen 4 urdhër arreste

Ngjarjet e fundit në Shkodër, ekzekutohen 4 urdhër arreste

Katër persona janë arrestuar nga policia e qytetit verior te Shkodres pas kontrolleve në lagjet Kiras dhe Dobraç. Personat e arrestuar janë të dyshuar si të përfshirë në krimet e fundit, ndërsa janë sekuestruar makina të blinduara, celularë dhe fishekë.

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga disa ngjarje të rënda muajt e fundit ndersa më 13 janar të këtij viti, Lulzim Kulla, me një të kaluar problematike i shpëtoi një atentati me bombë, por disa kalimtarë u plagosën. Sulmi ndaj tij u komentua si luftë mes bandave.

U ekzekutua një ish-polic dhe bashkëjetuesja e tij. Edhe vrasja e Fatbardh Liçit në muajin gusht mbeti e pazbardhur dhe u komentua e lidhur me ngjarjet më të hershme. Ndërsa me 1 shtator u ekzekutua një biznesmen. Dyshimet janë se shënjestra ishte dikush tjetër.

Share: