Deputetët e opozitës nuk do të marrin pjesë në seancën e parë parlamentare që do të zhvillohet sot në orën 17:00. Vendimi ka ardhur pas takimit të kryetarit të PD Lulzim Basha me aleatët, raporton ABC News.
Deputetët e opozitës do të zhvillojnë mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër lidhur me ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në kryeqendrën e veriut.
Mbledhja në Shkodër do të mbahet në orën 17:00, në të njëjtin orar kur në kryeqytet do të mblidhet Parlamenti. Partia Demokratike ka ngritur me shqetësim situatën kriminale në vend, sidomos pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, i cili u ekzekutua mesditën e së shtunës nga persona të panjohur.