Home Gjeo-Ekonomia Pacolli: Shqipëria të ulë taksën e rrugës dhe të na ndihmojë për...

Pacolli: Shqipëria të ulë taksën e rrugës dhe të na ndihmojë për dialogun

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ia ka thënë në sy Ditmir Bushatit, kërkesat që ka Kosova ndaj Shqipërisë. E para është për dialogun me Serbinë dhe e dyta për taksën në Rrugën e Kombit.

“Kam kërkuar nga pala shqiptare të mos rrijë duarkryq, por duhet të jetë pjesë e synimit tonë, synim kemi dialogun me Serbinë. Nëse Bashkimi Europian dhe SHBA janë prezent aty, pse të mos jetë edhe Shqipëria? Shqipëria mund të japë një kontribut jashtëzakonisht të madh”, tha ai në konference për mediat.

Ndërsa në facebook shkruan se i ka kërkuar Bushatit të rishikohet taksa në Rrugën e Kombit. “Diskutuam edhe për çështjen e taksës së rrugës e cila është shumë e lartë. Kërkova nga qeveria shqiptare që bashkërisht të gjejmë zgjidhje në këtë drejtim”, tha ai.

Kujtojmë se ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati, sot po zhvillon vizitë zyrtare në prishtinë, ku pas Pacollit do takojë dhe kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

35
Share: