Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, ka kërcënuar Shqipërinë për negociatat me Bashkimin Europian, përmes çështjes çame.
Ditën e djeshme ai vizitoi Paramithian, qytet ku u vranë 49 burra në vitin 1943 nga nazistët në bashkëpunim me çamët, sipas grekëve.
“Vendi ynë fqinj Shqipëria, ndaj së cilës kemi ndjenja miqësore, duhet të respektojë dhe të vlerësojë historinë. Ata duhet ta dinë se çamët ishin bashkëpunëtorë me nazistët,” tha Pavlopoulos.
“Nëse dëshirojnë miqësinë tonë dhe fqinjësinë e mirë, mbështetjen tonë për rrugëtimin e tyre evropian që është e dosmosdoshme, duhet të pranojnë menjëherë të vërtetën e pamohueshme historike të së kaluarës kriminale të nazistëve dhe çamëve, dhe nuk duhet ta përmendin përsëri me ne,” shtoi ai. Presidenti i Greqisë përfundoi duke thënë se kjo nuk është çështje hakmarrje, është çështje drejtësie.
Greqia nuk ka pranuar çështjen çame në tryezën e bisedimeve me Shqipërinë, për të cilën thotë se nuk ekziston. Çamët, grekët i konsiderojnë bashkëpunëtorë të nazistëve dhe që kanë kryer krime ndaj banorëve.
Ndërkohë ka reaguar edhe ish ministri i bujqësisë, Edmond Panariti, me një status në Facebook. Ai shkruan se nuk mund të akuzohen pleq, plaka, dhe nuse të reja me foshnje në krahë për bashkëpunim me nazistët. Ai përmend edhe masakrën greke të vitit 1914, në fshatit Panarit. Ish ministri shkruan se për këtë masakër populli grek nuk mbajti përgjegjësi./Opinion.al
Statusi i plotë: