Home Approccio Italo Albanese Radikalët në Tiranë, dashuria e madhe e Marco Pannellës

Radikalët në Tiranë, dashuria e madhe e Marco Pannellës

Foto Mauro Scrobogna /LaPresse 27-12-2012 Roma

Nga Cristina Pugliese

Takimi me zv. Kryetraren e Parlamentit shqiptar Vasilika Hysi, mbi situatën e sistemit të burgjeve respektivë për dy vendet, Shqipërisë dhe Italisë dhe progresin e arritur nga Shqipëria, pas reformës në drejtësi.

Kthehen për të kapërcyer detin Adriatik, një delegacion i Partisë Radikale të përbërë nga anëtarët e Kryesisë: Rita Bernardini, Sergio D’Elia, Maria Antonietta, Farina Coscioni, Elisabetta Zamparutti, dhe Matteo Moro, të cilët udhëtuan drejt Shqipërisë pas mbylljes së Karvanit për Drejtësi në Puglia. Dy ditë ritakimesh dhe takimesh të reja. Takimi i parë, më 17 shtator, ishte me Ministrin e Diasporës, Pandeli Majko, socialist dhe anëtar i Partisë Radikale. Ministri i ka kushtuar fjalët e tij të para rreth vdekjes së Marco Pannellës, duke treguar se si ai e kishte konsideruar gjithmonë “si një mal dhe jo një njeri,” dhe duke kujtuar se “miku i ditëve të vështira” kishte ardhur në vendin ballkanik për të mbështetur parlamentarët në grevë urie, pas një rezultati elektoral të diskutueshëm në 2009.

Midis çështjeve të tjera, kemi diskutuar situatën politike në Iran, “një vend ku ndryshimet ndodhën papritmas,” tha Majko dhe për Muxhahidët e Popullit, një grup disidentësh iranianë nga Camp Ashraf në Irak, që tani strehohen në Shqipëri, në strukturat që janë akoma në ndërtim.

Takimi i dytë i deputetetëve ishte me nënkryetaren e Parlamentit Shqiptar, Vasilika Hysi, me të cilën u diskutua mbi sundimin e ligjit dhe drejtësinë. Sergio D’Elia kujton rritjen e mëtejshme të  mbipopullimit në burgjet italiane dhe zgjatjen e paarsyeshme të procedurave, të cilat kanë çuar në “dënimin e Italisë për trajtimet çnjerëzore dhe degraduese”. Rita Bernardini tregoi rreth vizitave të saj në institucionet e vuajtjes së dëmimit, duke theksuar “udhëtimin e mrekullueshëm të disa të burgosurve shqiptarë”, ndërsa Elizabetta Zamparutti shpjegoi se cilat janë qëllimet dhe metodat e ndëmarra nga ana e Partisë Radikale. Nënkryetarja e parlamentit, Hysi, shpjegon “përparimin e shquar”, të arritur nga vendi i saj pas reformave të vitit 2009 dhe sidomos pas reformës së drejtësisë.

Takimi i fundit u mbajt me Mimi Kodhelin, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, gjatë të cilit u trajtuan situata politike ndërkombëtare dhe transformimet që ndodhën në Itali. Ish-ministria e Mbrojtjes, ka njohuri të shkëlqyera për Italinë, pasi ka jetuar dhe studiuar për shumë vite atje.

Vëmendja e Marco Pannellës dhe e Partisë Radikale për Shqipërinë i ka rrënjët e saj në luftën për të “promovuar dhe forcuar procesin e globalizimit ekonomik, duke e përfshirë atë në procesin e globalizimit të drejtave themelore dhe të demokracisë.” Pannella në fillim të viteve nëntëdhjetë pohonte: “Indinjatë dhe turp kundër këtij Komuniteti Evropian, për tradhtinë e gjithë shpresave, angazhimeve, idealeve, interesave të demokracisë dhe të Kontinentit”, përballë tragjedisë shqiptare, asaj jugosllave dhe të tjerave që kërcënojnë, dhe që Evropa e “samiteve” dhe e deficitit të demokracisë dhe parlamentarizmit, përgatitisin në vend që ti shmangin. Më pas ai shtonte: “Unë jam federalist – evropian dhe një revolucionar subversiv, përballë  Evropës së turpit. Shqiptarëve, që loja e fuqive, edhe atyre perëndimore, i la për dyzet vjet nën një nga diktaturat më mizore dhe vulgare, ne ofrojmë si Parti Radikale, premtimin e një lufte pa kushte, sa më shpejt të jetë e mundur, për ta dhe me ta. ”

Në këtë linjë, në vitin 2003, Partia Radikale vendosi të mbajë Kongresin e 38-të të saj në kryeqytetin ballkanik (Tiranë), duke i ofruar fjalën e hapjes kryeministrit aktual Edi Rama, në atë kohë  Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Për më tepër, në qershor të këtij viti Partia Radikale në Këshillin Evropian, ka mbështetur hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë, duke bërë “një apel për Republikën e Francës dhe Mbretërive të Holandës dhe Danimarkës, për të marrë në konsideratë serinë e reformave të ndërmarra nga Republika e Shqipërisë dhe të njohura nga vetë Komisioni Evropian. Republika e Shqipërisë, të cilën Komisioni e ka njohur edhe si gjenerator të paqes dhe stabilitetit, bashkëpunimit dhe moderimit në rajon, plotësisht në linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.”

Duke kujtuar një këngë të vjetër të Vasco Rossit: «Mund të shkelësh pedalin e shpejtësisë… që të mos humbasësh»./Perktheu/360grade.al

Burimi: IL DUBBIO/ Buletini i Partisë Radikale Itaiane/Edicioni 29/09/2018

http://ildubbiopush.ita.neësmemory.com/?token=396fbf45596ee567dd36a0811ccb3ef2_5baea850_2fe1_133efc1&selDate=20180929&promo=push&utm_medium=Email&utm_campaign=ildubbio-E-Editions&utm_source=ildubbio&utm_content=Read-Button

Share: