Paska një dyqan në Tiranë që shet kravata të dizenjuara nga Edi Rama. “Zbulimin” e ka bërë njëri nga qytetarët dixhitalë të Sali Berishës, i cili ka postuar edhe fotot. Sipas të njëjtit burim që përmend ish-kryeministri, Rama po shet kravata në një dyqan pranë Rrugës së Elbasanit. Çmimi i tyre duket jo pak i kripur pasi nis nga 150 deri në 1 mijë euro. Po sipas të njëjtave burime, Rama detyron edhe deputetët socialistë që të blejnë kravatat e dizenjuara prej tij, ndonëse nuk kemi parë ndonjërin që t’i veshë ato.
Komenti i Sali Berishës
Kallam Deshtaku me dyqan per shitjen e kravatave qe prodhon vet!! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Dyqani eshte ne tek shtat xhuxhat ne rrugen e Elbasanit. Kravatat jo vetem qenkan te Rames, por cmimi i tyre fillon 150€ deri 1000 dhe i Te fotoja e pare poshte eshte dizenji Edi Ramadetyrokan gjihte deputetet e drejtoret e rilindjes te blejne aty per vete dhe dhurata. Se mbajtja e nje kravate te dizenjuar nga lideri suprem tregon status!!! Te fotoja e pare poshte eshte dizenji Edi Rama”