Prokuroria e Kosoves me Dopio Standarte,
Nga Edlira Zeka Qefalia
Prokurori Elez Blakaj po i fiton letrat e Amerikes bazuar ne Kercenimet qe ka marre nga te pakten 4 persona, duke filluar nga Kryeministri Rramush Haradinaj, Shkumbin Demaliaj e te tjeret. Blakajs, bravo i qofte qe e shfrytezoi momentin, dhe t’i gezoje letrat kur ti marre. Por lind pyetja: Institucioni i prokurorise cfare masash mori ne kete rast? A i rregjistroi keto kercenime? A ngriti ndonje padi? A po e procedon ndonje rast? Nga sa kam une ne dijeni, pergjigja e te gjitha ketyre pyetjeve eshte ASNJE.
E tani, lidhemi tek Milaimi. Ai ka thene publikisht: Do merremi vesh edhe me gjyq edhe me Kanun me prokurorin Afrim Shefiku, i cili qellimisht po me sulmon, sepse kerkon te me ule integritetin dhe te me poshteroje.
Nuk e kuptoj se pse edhe prokurori tjeter Rexhep Maqedonci po ironizon kaq shume duke thene se nuk ka me pleqnare pas vdekjes se Xhemajl Abrise, e po i tutet Milaim Zekes mos po e ban kahre me bo me marr vete Kanunin ne dore. A nuk ishte vete Presidenti i Republikes, Hashim Thaci ai qe e zgjidhi nje akuze vrasjese me be te Kanunit e mbledhje te 40 pleqnareve?
Apooooo harrova, Milaim Zeka nuk eshte as Rramushi, te cilit nuk i rregjistrohen kercenimet, e as Hashimi te cilit i merret per burrni permendja e Kanunit.
Shkurt muhabeti, Prokuria po i zbaton dopio standartet ne varesi sa i dhemb kurrizi. Kur i konvenon me e hesht dikend, e shtin brenda e madje edhe ironizon, ama kur nuk i konvenon, ia rreh shpatllat atij tjetrit e i thote “mire ia bere”.
Mos harroj perfund. Prape lajmin e mora vesh nga mediat, e jo ne rruge zyrtare. U mesova tani, me duket se u vaksinova dhe prej kesaj anomalie.
Grahini burra! A u lodht? A flejt? A pushut? Flasim apet.