Nje vit me pare ndersa njerezit ne Korene e Jugut i trembeshin konfliktit te hapur ushtarak midis dy Koreve, duket se sot frika nuk lexohet me, dhe ka organizata te cilat propozojne ribashkimin e dy Koreve ne menyre paqesore dhe me nje sistem demokratik perendimor.
Hwpl, me ne krye Man Hee Lee, nje ish gjeneral i luftes midis dy Koreve e cila eshte mbyllur me nje bilanc mbi 3 milion viktima tani ne krye te nje organizate fetare eshte bere iniciator politik i disa nismave nderkombetare me qellim kryesor pacifikimin e njerezimit dhe nxitijen e komuniteteve fetare kundrejt nje presioni pozitiv dhe paqesor ndaj pushteteve politike.
Man Hee Lee tashme ka ndermarre iniciativen e bashkimit te dy Koreve dhe po organizon nje takim nderkombetar ne Icheon, qytet korean me mbi 3 milion banore, i cili pret mbi 500 te ftuar nderkombetar me autoriitete politike, te shoqerise civile dhe gazetarise nga e gjithe bota.
Burime nnga HWPL thane per Perqasje.com se ishte tentuar qe lideri komunist i Korese se Veriut te sillte nje perfaqesues ne kete konference nderkombetare te organizuar prej organizates qe ai drejton, por me sa duket kjo ka qene per momentin e pamundur.
Nga ana tjeter duhet thene se Man Hee Lee gezon mbeshtetje te forte nga qeveria e Korese se Jugut e cila pergjithesisht eshte mbeshtetese e takimeve nderkombetare qe organizon HWPL ne Korene e Jugut dhe me gjere.
Sot ne Icheon lideri i HWPL mbajti nje konference shtypi me mbi 100 gazetare te ardhur nga e gjithe bota per te mesuar cila eshte filosofia e Paqes nga Man Hee Lee kundrejt botes e cila funksionon ndryshe!
Man Hee le tha se pervec marredhenieve direkte me anetare te qeverive te mbare botes, HWPL ka gjetur shume mbeshtetje nga individed e lire te Botes qe duan Paqe dhe jane kunder dhunes. Jane mbi 10000 letra qytetaresh te cilet i shkruajne anetareve te qeverive te tyre duke i kerkuar te mbeshtesin iniciativat e HWPL ne favor te Paqes ne bote.
Ndaj sias Man Hee Lee edhe gazetaret duhet te behen kontributore te Paqes duke raportuar per iniciativat e Paqes dhe te mos rendin vec pas kronikes se zese e cila per fat te keq ndiqet shume.
HWPL propozon nje riformatim te ri te OKB me propozime konkrete dhe nepermjet nje dokumenti te perpunuar nga eskperte nderkombetare te politikes dhe ligjit i cili do te duhet te ratifikohet nga te gjitha qeverite e vendeve anetare te OKB-se duke u detyruar te punojne per Paqen ne glob.