Home KRYESORE Seanca e jashtëzakonshme, Haradinaj: Mungesa e opozitës nuk e ndihmon Kosovën

Seanca e jashtëzakonshme, Haradinaj: Mungesa e opozitës nuk e ndihmon Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është shprehur se mospjesëmarrja e opozitës në seancë, nuk e ndihmon Kosovën. Haradinaj shoti se opozita s’ka nevojë të marrë pjesë në votim, por duhet të ishte e pranishme në sallë për të shprehur pikëpamjet e veta.

Haradinaj më pas u pyet nëse i kanë votat për këtë delegacion, por ai u përgjigj: ‘deputetët e dinë’. Kujtojme se në këto çaste po mbahet seanca e jashtëzakonshme parlamentare në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi në lidhje me debatin e shkëmbimit të territoreve.

Share: