Home KRYESORE Shpopullimi/ Rama merr “masa”, premton para për çdo bebe që lind në...

Shpopullimi/ Rama merr “masa”, premton para për çdo bebe që lind në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, është shfaqur sot me një premtim për të gjithë fëmijët që do të lindin pas Janarit 2019. Më shumë se një premtim në fakt, u duk si një përpjekje e kryeministrit, për të ndalur shpopullimin e frikshëm të vendit, i cili vjen kryesisht si pasojë e largimeve masive në emigracion.

Rama premtoi 40 mijë lek për fëmijën e parë, 80 mijë lek për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë, duke nxitur kështu popullin të angazhohet sa më shpejt në këtë proces. Vlen të kujtohet, se ky ka qenë propozimi i Ben Blushit, kur ai luftonte për të varfërit e Shqipërisë. Pas mbylljes së partisë “Libra”, këtë ide e ka përqafuar Edi Rama dhe Rilindja e tij.

Megjithatë, kryeministri ende nuk ka sjellë një propozim për frenimin e numrit të madh të qytetarëve që largohen nga vendi, sepse kanë humbur shpresën. Përkundrazi, ai gjithmonë e ka quajtur largimin e tyre, një gjë normale siç ndodh në vendet e Bashkimit Europian. Edhe me propozimin e sotëm, për shpërblime monetare, për lindjen e bebeve, Rama tregoi se nuk është i interesuar të kuptojë arsyet kryesore të shpopullimit të vendit, duke ofruar një zgjidhje në vazhdën e fasadave të shumta të qeverisë së tij.

/TPZ.AL/

Share: