Shtyhet për hertë të nëntë pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, e përbërë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Shkak është bërë mungesa e avokatit të këtij të fundit.
Dhënia e pretencës është shtyrë për datën 2 tetor.
Të pranishëm te Krimet e Rënda ishin 4 prokurorë që do jepnin pretencën: Besnik Muçi, Donika Prela, Anton Martini, Gentian Osmani.
Të pandehurit nuk ishin të pranishëm, por përfaqësoheshin nga avokatët e tyre, me përjashtim të avokatit të Blerim Shullazit, i cili u bë shkak për shtyrjen e seancës.
Ndërkohë nga të dyja anët, forca të shumta policie rrethuan këtë institucion. Në gjykat ishin të pranishëm edhe drejtues të policisë së Tiranës dhe efektivë civilë.
Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.
Pak ditë më parë Prokuroria bëri të ditur se është caktuar trupa e prokurorëve për këtë çështje, por emrat ende nuk janë bërë të ditur, pasi në njoftim thuhej se do të publikohen ditën e seancës.
Të hënën, ambasada amerikane në Tiranë në përgjigje të Zërit të Amerikës për këtë çështje tha se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”./Opinion.al