Nga Kreshnik Osmani
Si është e mundur që një popull i tërë të ketë frikë nga pesë oligarkë?! Si është e mundur që një popull që të vret per nje pasqyrë makine, qe te vret per nje dele, per nje vije uji, per nje sharje nga motra, per nje shikim shtrember, per nje gervishje makine, skllaverohet pa kurrefare rezistence nga pese oligarke te pameshirshem qe e kane shnderruar Shqiperine ne koloni importi dhe ne çiflig te baballareve te tyre?!
Si është e mundur qe nje piktor i pameshirshem imoral te skllaveroje pasardhesit e ilireve qe i rezistuan ashpersise se shekujve dhe te perandorive?!
Si është e mundur qe dhjete hajdute parelinj te mund te nenshtrojne nje popull dhe t’ua pijne gjakun me gjoba, taska rrugesh, monopole importesh, aksiza karburantesh, dorezohet si nje dele tek kasapet e tyre pa kurrefare rezistence?!
Si është e mundur qe nje popull qe e therin çdo dite me trare rrugesh, me gjoba, taksa e çmime te çmendura nuk guxon as t’u kerkoje kasapeve te tyre që ta mprehin thiken perpara therjes?!
Pasardhesit e pellazgëve dhe te ilireve. Krenaria e Ballkanit e Adriatikut dhe e Jonit. Shqiponjat e romakeve te bizantit dhe te osmaneve, u erdhi nje piktor deshtak dhe per pak vite i shnderroi ne sklleverit e Çetit dhe te Manes!