Home Gjeo-Ekonomia Skandali i të birit, pasuria dhe influenca e deputetit Rraja

Skandali i të birit, pasuria dhe influenca e deputetit Rraja

Rrahman Rraja ishte krejt i panjohur për publikun derisa një oficer policie e denoncoi publikisht se është kërcënuar me armë për të mos arrestuar djalin e tij. Ai është zgjedhur deputet i parlamentit në qershor 2017 nga lista e PS-së për zonën e Fushë-Krujës. Edhe pse ka mbi 1 vit në kuvend, Rraja nuk ka folur asnjëherë. Fama i erdhi përmes një ngjarje që nëse vertetohet është skandal i madh shtetëror dhe jo vetëm një dëm moral për të.

Oficeri i policisë, Emiljano Nuhu pretendon se shtetasi Rexhep Rraja (djali i deputetit) ka dhunuar një vajzë nga Nikla (fshati ku jetojnë të dy) dhe nën kërcënimin e armës e ka detyruar të terheqe denoncimin. Po kështu Nuhu pretendon se në zyrën e tij, kanë shkuar Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja dhe në perzentë të tyre, vëllai i Rrahmanit i ka vënë pistoletën në kokë për të mos arrestuar djalin e deputetit.
Të gjitha këto janë hedhur poshtë si nga Rraja ashtu dhe nga Taulant Balla.

A është rrahur, djegur me cigare e kercenuar me armë 25 vjecarja Xhesiela Maloku? A u ka shpëtuar prangave ish- dashuri i saj Rexhep Rraja, vetem se i ati është i pushtetshëm?! Këtyre pyetjeve duhet tu japë pergjigje policia dhe prokuroria, tashmë që ngjarje ka marre nje tjeter dimension.

Por, kush është Rrahman Rraja?

Edhe pse për publikun e gjerë ishte krejt i panjohur (deri dje) ai është shumë i njohur në zonën e tij, në Nikël të Fushë-Krujës. 57-vjecari ka qenë për tre mandate me radhë kryetar i komunës së Niklës dhe njihet si person me influencë në zonë. Në CV shënohet se ka mbaruar shkollën për Agronomi dhe është marrë me biznes nga ’90 deri në vitet 2000, kur u zgjodh kryetar këshilli i komunës.

Për 12 vite me radhë, nga 2003 deri në 2015, ka qenë Kryetar i Komunës Nikël. Nga viti 2015-2017, nënkryetar i Bashkisë Krujë. Nga 2017 e në vazhdim deputet i PS-së.

Duke mbajtur detyra shtetëtore, z. Rraja ka qenë edhe subjekt i ILDKPI. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2017, Rrahman Rraja deklaron se ka një vilë 3 katëshe në Nikël, ka toka e biznese në Tiranë, Rinas , etj.

Më poshtë deklarata e pasurisë e vitit 2017:

1- Vilë 3 kate, 450 m2 katrorë në Nikël

2- Tokë bujqësore 4000 m2 në Tiranë

3- Tokë në Rinas (nuk jepet siperfaqja)

4-Toke trualli ne Nikel 600 m2

5-Bashkeshortja, Shkendija pronare e nje magazine 126 m2

6-Djali, Rexhepi pronar i nje makine me vlere 4500 euro

7-Djali, Rexhepi pronar i nje ndertese frigoriferike 381 m2 në Tiranë

Ndërsa si të ardhura, deputeti Rraja ka shënuar në formularin e ILDKPI pagën e tij, dietat, si dhe rrogen e vajzes, si punonjëse e OSHEE.

*Në foto: Edi Rama, Eglantina Gjermeni dhe Rrahman Rraja në fushatën elektorale/Opinion.al

Share: