Pasditen e sotme në Gjykatën e Katanias, është zhvilluar seanca e dytë gjyqësore ndaj të arrestuarve të bandës së Habiljave, grupit të trafikantëve italo-shqiptarë i shkatërruar nga Antimafia italiane më 14 tetor të 2017 gjatë operacionit të koduar “Rosa dei venti”.
Por kjo seancë gjyqësore ka zgjatur vetëm pak minuta pasi Prokurori i çështjes Habilaj ka kërkuar kohë për përgatitjen e akuzës së tij, e cila pritej të lexohej sot në sallën e gjyqit.
Trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi Giancarlo Cascino vendosi që seanca e radhës do të mbahet në Gjykatën e Katanias më 16 nëntor të 2018.
Seanca e parë e gjyqit të Habilajve u zhvillua më 31 maj 2018.
360grade.al