Mbajini gjithmonë në dorë, duke parandaluar dëshirën për të ngrënë jashtë vakteve dhe duke ndihmuar ruajtjen e ndjenjës së ngopjes sa më gjatë. Perimet krokante, frutat e pasura me vitamina, farat që thyejnë urinë, pijet depurative (pastruese), algat e dobishme dhe jo vetëm. Natyra na ofron shumë ushqime të dobishme për të na dhuruar një trup të ri me një pamje të bukur në cdo sezon. Kemi zgjedhur shtatë ushqimet më efektive: përfshijini ato në dietën tuaj të përditshme duke u befasuar nga rezultatet.
Avokado:
Avokado ju bën të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë pas ngrënies. Pavarësisht se mund të jetë mjaftueshëm kalorik (160 kcal për 100 g), avokado është një aleat i mirë për të kontrolluar ndjenjën e urisë: meritë e yndyrnave të saj poliunsaturated (të shëndetshme), të cilat ushqejnë sistemin nervor dhe parandalojn ankthin e cila na shtyn për të kërkuar sa më shumë ushqim jashtë vakteve. Shtoni avokadon në në gjitha sallatrat, shërbejeni si një meze me salmon të tymosur ose kthejeni në një krem të ëmbël për ta përhapur në bukë: gjysëm avokado me një lugë çaji kakao të hidhur dhe 2 lugë çaji shurup panje dhe shijojeni menjëherë.
Farat e lulediellit largojnë dëshirën për ëmbëlsira.
Farat e lulediellit përmbajnë deri në 55% të yndyrave të mira dhe për këtë arsye favorizojnë ndjenjën e ngopjes, janë të pasura me proteina, vitamina B (bllokojnë dëshirën për sheqer, veçanërisht të rafinuarin), magnez (anti-stres), kalium (drenues dhe pastrues), karbohidrate (ushqyes për metabolizmin). Përzieni një lugë gjelle fara luledielli me një lugë çaji pjalm blete (mund ta mbani atë në një kuti) çdo herë që sulmoheni nga dëshira për ushqime me sheqer të rafinuar, mjafton të konsumoni këtë përzierje, mund ti shtoni farat e lulediellit nëpër supr, në muesli dhe në kos.
Agar agar parandalon urinë nervoze.
Agar Agar është një përbërës natyror,përgatitur nga disa lloje të algave të kuqe. Është xhelatinë bimore, me përqindje të lartë xhelifikuese, e përdorur nga VEGJETARIANËT. Është pa shije dhe është i pasur me jod dhe gjurmë mineralesh. Është një ushqim me perqindje të lartë proteinike dhe duhet të ruhet në frigorifer.Ushqime me shumë acid si luleshtrydhe dhe agrume mund të kërkojë një sasi më të madhe agar-i në raport me lëngun. Në kontakt me lëngjet e pranishme në stomak, ajo rrit volumin e saj dhe shkakton një ndjenjë të shpejtë të qëndrueshme të ngopjes. Agar-agar thith mbetjet dhe aciditetin në traktin e zorrëve, duke reduktuar fryrjen adominale, kapsllëkun dhe problemet me zorrët. Përdorni miellin agar-agar duke e shtuar atë në lëngjet e frutave apo smoothie, në këtë mënyrë bëhen më të dendur dhe të ngopur. Një lugë çaji agar-agar në kos ose puding i pasuroni me fibra kundër fryrjeve të barkut.
Agrumet mbushin stomakun dhe djegin kalori.
Portokallet, limonat, qitro, mandarinat dhe në përgjithësi të gjitha agrumet janë të efektshëm kundër urisë. Përveç furnizimit me doza të larta të vitaminës C, të dobishme për të parandaluar inflamacionet që bllokojnë metabolizmin, stimulojnë trupin të sekretojë një amino-acid (karnitinë), e cila ndihmon organizmin në largimin e kalorive dhe në asimilimin e më pak yndyrë dhe sheqer të rafinuar. Pini çdo mëngjes një lëng miks agrumesh, duke e konsumuar të sapo përgatitur, pasi pas 5 minuash, në fakt vitamina C përkeqësohet dhe nuk është më e vlefshme. Si alternativë, shijoni agrumet e freskëta si një meze të lehtë.
Papaja pastron dhe zgjat ndjenjën e ngopjes për orë të tëra.
Shpesh uria nervoze lind nga një gjendje intoksikimi të fshehtë. Papaja, burim i privilegjuar i antioksidantëve, ndihmon për të rivendosur ekuilibrin acid-bazë duke na çuar drejt alkalinitetit, fal emzimës papaina. Rezultati? Ndjehemi më të lehtë, më pak të fryrë, dhe më pak të uritur. Shijoni një sallatë me papaja të freskëta të marinuara me lëng limoni, vetëm ose të shoqëruar me kivi dhe mollë. Ose shkrini një bustinë pluhur papaje të fermentuar në një gotë me qumësht soje apo bajameje, dhe konsumojeni menjëherë, një herë në ditë.
Xhinxheri ‘anestezia ’ e qiellzës.
Xhinxheri është një aleat i jashtëzakonshëm në rënien në peshë. Përveç eliminimit të mykut dhe sekrecioneve nga stomaku dhe zorrët (duke rregulluar përthithjen e ushqyesve), vajrat e saj esencial kanë një veprim ‘mpirës’ në qiellëz dhe ndihmon për të mbajtur nën kontroll ndjenjën e urisë jashtë vakteve. Blini rrënjë ose pluhur xhinxheri dhe shtojeni atë në sallatra, supra, në të pjekurura, ëmbëlsira dhe fruta. Përdoreni xhinxherin edhe në çaj, lëngje ose smoothie, (mjaftojnë 2-3 cm rrënjë xhinxher ose 1 lugë çaji pluhur për çdo filxhan me ujë). Madje mund të zëvendësoni edhe karamelet tuaja të zakonshme me copa xhinxheri të sheqerosur.
Çaji jeshil redukton akumulimin e yndyrës
Çaji jeshil, në sajë të përmbajtjes së tij me katekinë, bllokojnë transportin e glukozës drejt qelizave të yndyrës, për këtë arsye pengon akumulimin. Çaji jeshil ndihmon për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak (glukozës në gjak), duke shmangur ndjenjën e urisë që shpesh shfaqet pas një vakti të pasur me karbohidrate. Pini të paktën 3 gota çaji jeshil të nxehtë gjatë gjithë ditës, sidomos pas konsumit të një vakti. Gjithashtu mund ta përgatisni atë në mëngjes, ta mbani në një termus, ta merrni me vete në zyrë dhe ta konsumoni pa e ëmbëlsuar me sheqer të rafinuar por duke i shtuar shije me pak kanellë.
Çaji Matcha shkrin dhjamin dhe pret oreksin
Ky pluhur mund t’ua rrisë nivelin e energjisë gjatë ditës dhe ka shunë pak kalori. Në mënyrë të shkëlqyeshme pastron organizmin dhe është shtesë e mirë gjatë dietës sepse njëkohësisht pastron metabolizmin dhe djeg yndyrat. Hulumtimet kanë treguar që matcha mund t’ju ndihmojë të digjni kaloritë katër herë më shpejt. Nuk ka efekte anësore, nuk dëmton organizmin, nuk rrit shtypjen e gjakut. Me këtë pluhur mund të largoni toksinat, metalet e rënda dhe papastërtitë nga organizmi, transmeton Koha.net. Pasi që rritet në hije, matcha është më e pasur me klorofil se sa çdo çaj tjetër i gjelbër dhe për këtë arsye është superiore në pastrimin e organizmit.
Te gjitha keto produkte i gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi.