Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: MANAFERRA ILAC PER CDO SEMUNDJE

Sugjerimet e Shijes: MANAFERRA ILAC PER CDO SEMUNDJE

Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mirë; me to përgatitet reçeli cilësisë së mire. Me frutat e manaferrës bëhet verë, uthull dhe raki. Vera ka vlera të mira mjekësore. Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, Vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%.

Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjeksore shumë të mira. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës, si dhe në formë kompresash me përdorim të jashtëm. Manaferra është e pasur me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, me thartinë organike, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh. Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore.

Përmban thartinë saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit. Ky frut ndikon pozitivisht edhe në të parët, forcon imunitetin, ndërkaq është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e rekomandojnë për zbutjen e hemorroideve. Manaferrat e freskëta janë më të shijshme me pak mjaltë apo sheqer. Nga to mund të bëhen lëngu, vera, komposto, likeri, xhemi, pite të shijshme dhe ëmbëlsira.

Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese, ndikojnë edhe në uljen e temperatures. Në këto raste përdoret infuzi, i cili përgatitet si vijon: Merren 6-10 gram gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegje në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpërlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në mishrat e dhëmbëve.

Ky çaj është shumë rezultativ dhe kundër hemorroideve (majasëllit) dhe në sëmundjen e sheqerit. Për të ndaluar hemorragjinë e hemorroideve, zbatohet këshilla: Merren 100 gram gjethe manaferrash dhe hidhen në një liter ujë. Këto zihen jo më shumë se 10 minuta. Nga çaji i përgatitur, pihen tri gota në ditë, për tri ditë rresht. Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij.

Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushërive për ndalimin e gjakut. Këto përdoren në formë dekokti, duke i dhënë të sëmurit nga 4-5 gota në ditë, me mjaltë ose me sheqer.

TEK DYQANET E RRJETIT NERANXI DO TE GJENI MANAFERRA TE FRESKETA TE RUAJTURA NE NGRIRJE.

Share: