Home KRYESORE Te henen perpara kryeministrise: Protestojme sepse grate po dhunohen, po vriten, po...

Te henen perpara kryeministrise: Protestojme sepse grate po dhunohen, po vriten, po torturohen!

Diten e Hene dt.1 Tetor, ora 17:30 perpara Kryeministrise do te protestojme sepse grate po dhunohen, po vriten, po torturohen!

Nderkohe qe neve heshtim, dhuna rritet! Nderkohe qe neve heshtim, nje vajze dhunohet, nje grua vritet, nje vajze perdhunohet, nje polic kercenohet!

KRIMI QE NUK DENOHET, RIKTHEHET!

Rikthehet dhe heren tjeter mund ta kete rradhen cdokush prej nesh!

Nuk e kemi me lluksin per te zgjedhur ende te heshtim!

Te henen para Kryeministrise merr me vete nje leter, shkruaj fjalen tende, trego qe nuk do te heshtesh, sepse sot dhunohet nje grua, neser dhunohet nje femije, heren tjeter mund ta kesh rradhen ti!

Stop dhunes se veshur me pushtet! Stop dhunes qe kalohet ne heshtje! Stop dhunes qe nuk denohet!

Stop cdo lloj dhune qe po na shkaterron cdo dite e me shume jeten!

Per hir te jetes tende, familjes tende, per hir te te gjitheve neve…mos hesht më!
Protesto! Reago!

Qëndro Xhisiela!
(Mbi)Jeto Xhisiela!
Ne të besojmë!

Share: