Home KRYESORE Tensione në Kosovë, ministri serb: Ushtria është e gatshme! Vuçiç nuk lejohet...

Tensione në Kosovë, ministri serb: Ushtria është e gatshme! Vuçiç nuk lejohet të hyjë në Banjë

Tensione sërish në raportet Prishtinë- Beograd, pasi Kryeministri i Kosovës Haradinaj vendosi të anulojë vizitën e presidentit serb Vuçiç në Banjë të Skënderajt.

Pavarësisht këtij vendimi, Vuciç ishte shprehur se do të gjente një rrugë dytësore për të hyrë në zonë, por media serbe Telegraf raporton se policia e Kosovës e ka ndaluar hyrjen e tij. Për këtë arsye, sërish sipas raportimeve të mediave serbe, Vuçiq ka vendosur që adresimin e tij për banorët serbë të atij fshati ta bëjë përmes telefonit, bën me dije express.

Ndërkohë Klan Kosova, shkruan se Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se ushtria serbe është e gatshme për çdo urdhër të Presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq pasi që ai është komandanti suprem i tyre.

“Presidenti është komandanti suprem i Forcave të Armatosura Serbe dhe çdo gjë që ai urdhëron do të implementohet, ai mund të urdhërojë përdorimin e ushtrisë, çdo gjë që ai thotë do të zbatohet”, ka deklaruar Vulin.

Ai ka refuzuar të përgjigjet se si do të reagojnë nëse Vuçiq do të sulmohet.

“Mos më pyesni mua, mos më kërkoni mua të pyes. Ju e dini çfarë do të thoja për këtë. Nuk do ta themë atë, por ju e dini se si ne do të reagonim”, ka shtuar Vulin për TV Pink, transmeton Klan Kosova./Opinion.al

Share: