Home KRYESORE Video/ Shkodra e gjunjëzuar nga kriminelët, reagimi i ashpër i priftit:

Video/ Shkodra e gjunjëzuar nga kriminelët, reagimi i ashpër i priftit:

Shkodra është gjunjëzuar nga krimi. Këtë nuk e pohon vetem opozita por edhe kisha. Sot, në Shtëpinë e misionarëve të Nënë Terezës, në Shkodër është mbajtur një meshë për nder të kremtimit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, që daton pikërisht më 5 Shtator të 2016-ës.

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë, sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”, deklaroi dom Artur Jaku.

Ai e vijoi fjalën e tij, duke thënë se dhuna, terrori e vrasjet duhet të ndalen në Shkodër, duke theksuar se Nënë tereza nuk do ta donte këtë./opinion.al

Share: