Home KRYESORE Voltana Ademi pergenjeshtron drejtorin e ARRSH-së per By-Passing e Shkodres

Voltana Ademi pergenjeshtron drejtorin e ARRSH-së per By-Passing e Shkodres

Nga Voltana Ademi

Drejtori i ARRSH-së, Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishte sot në Shkodër dhe në krah të shefit të tij, ministrit Damian Gjiknuri tentoi të gënjejë shkodranët e shqiptarët lidhur me By- Pass-in e Shkodrës.

Them tentoi të gënjejë për ta kuptuar ai, sepse në Shkodër ne i themi rren ditën për diell. Pikë së pari, Afrim Qendro duhet ta kuptojë se prioriteti i Bashkisë së Shkodrës dhe i imi si kryebashkiake janë qytetarët dhe interesat e tyre, të cilat do ti mbrojmë me çdo mjet e çmim. Në këtë këndvështrim kemi parë dhe do të vijojmë ta shohim edhe çështjen e By- Pass-it të Shkodrës.

Për të gjithë bashkëqytetarët, bazuar në dokumenta do të paraqesim të vertetën, e cila nuk mund të fshihet nga Qendro i ARRSH-së apo edhe shefat e tij politikë në Tiranë apo Shkodër.

By- Pass-i Shkodër është i ndarë në dy lote: Loti i parë është ai ku punohet në territorin e Njësisë Administrarive Rrethina dhe një pjesë të qytetit, ndërsa Loti i dytë në afërsi të Pedonales së Molos është ai që pritet prej pesë vitesh të nisin punimet e të hiqet ai mal me zhavorr.

Për Lotin e dytë, nuk mund të flitet sepse sot e kësaj dite, Bashkia e Shkodrës nuk ka asnjë projekt të dorëzuar nga ARRSH. Është thjesht një ide e prezantuar shkurtimisht në një degjesë publike, e cila u bë në sallën e Këshillit Bashkiak Shkodër vitin e kaluar.

Në dëgjesën publike të datës 2 nëntor 2017, është diskutuar mbi një projekt të paraqitur për Lotin e parë, atë ku po punohet edhe aktualisht. Qytetarët e pranishëm në degjesë, kanë paraqitur objeksionet e tyre për projektin në fjalë dhe çdo gjë është e dokumentuar. Mjafton që edhe ju si media të hapni arkivat tuaja për ta verifikuar, ndërsa une po iu vëmë në dispozicion raportin e kësaj dëgjese publike.

Dëgjesa publike ka evidentuar disa probleme aktuale të zbatimit të projektit, të përmbledhura në raportin që e keni në dispozicion.
Të gjitha këto shqetësime të qytetarëve në degjesën publike, i janë bërë të ditura ARRSH-së, ministrit Gjiknuri, madje edhe kryeministrit Rama me një shkresë zyrtare pak ditë pas zhvillimit të degjesës.

Sot, kuadri i gënjeshtrave të drejtorit të ARRSH-së Afrim Qendro nisi me nivelin, sipas tij 10 metër, të by- pass-it. Në fakt, në projektin e parë ky nivel ka qenë 1.8 metër dhe sipas ARRSH-së do të ulej deri në 80 cm.
Të gjitha këto sqarime, ne i bëjmë për qytetarët, sepse në fakt për këtë pjesë të by pass-it ose Loti 2, pranë Molos nuk ka asnjë projekt të depozituar nga ARRSH në Bashkinë e Shkodrës. Ose më saktë nuk ka fare projekt. Pra, ne nuk kemi si shprehemi pro, kundër apo të japim mendimet tona, nuk kemi asnjë projekt mbi të cilin të vendosim. Kjo në fakt është edhe mashtrimi më i madh i drejtorit Qendro. Kur të kemi këtë projekt, do të realizojmë degjesë publike dhe vetëm pasi të marrim mendimet e qytetarëve, mund të shprehet Bashkia e Shkodrës.

Tani të flasim për Lotin e parë, atë ku po punohet aktualisht. E thamë edhe më parë dhe e përsërisim: interesat e qytetarëve janë prioritet i Bashkisë së Shkodrës. Në këtë segment, preken shumë prona të qytetarëve të Shkodrës, të cilët duhet të marrin shpërblim për pronën që u merret për një investim publik. Pavarësisht shkresave të Bashkisë së Shkodrës nga kryeministri deri tek ARRSH, pavarësisht edhe protestave të banorëve që edhe ju si media i keni përcjellë, sot e kësaj dite nuk po realizohet pagesa e shpronësimit. Madje, nuk ka para të planifikuara për këtë qëllim as sot që po flasim.

Për të folur për projektin e Lotit të parë të By-Pass-it. Dëgjesa publike e datës 2 nëntor 2017 evidentoi shumë shqetësime të banorëve, të cilat duhej të reflektoheshin në ndryshimin e projektit. Deri tani, pavarësisht shkresave të panumërta të dërguara nga ana e Bashkisë Shkodër në ARRSH, ministri apo kryeministri, nuk kemi akoma projektin e këtij loti. Jo vetëm kaq. Mbi projektin që po zbaton ARRSH, janë bërë e po bëhen ndryshime të shumta, të cilat marrin parasysh vetëm interesat klienteliste- korruptive të atyre që e konsiderojnë projektin si një letër bakalli që mund të ndryshohet sipas qejfit.

Për dijeninë tuaj si media e përmes jush për dijeninë e qytetarëve shkodranë deklarojmë se sot e kësaj dite që po flasim, edhe pas insistimit e shkresave zyrtare të vazhdueshme të Bashkisë, akoma nuk ka një leje ndërtimi apo dokumentacion teknik të depozituar në Bashkinë e Shkodrës as për lotin e parë, ku po vazhdon të punohet. Kjo është një shkelje flagrante e ligjeve që mund të bëhet vetëm po të marrësh leje politike, që mesa duket ARRSH e disponon me pash.

Siç ju thashë edhe më herët, çdo gjë është e verifikueshme përmes shkresave, të cilat ne do tu’a vëmë në dispozicion mediave, ashtu siç në kuadër të transperencës i kemi të publikuara edhe në faqen zyrtare të Bashkisë së Shkodrës.

Ajo çfarë ndodhi sot para mediave, nuk është asgjë më shumë se shoë i rradhës i ARRSH-së, ministrisë dhe vetë qeverisë. Përgjegjësia për By-Pass-in e Shkodrës, problemet e lindura apo të krijuara janë totalisht të këtyre institucioneve. Natyrisht. janë në vazhdën e nëpërkëmbjes që kjo qeveri i ka bërë dhe po i bën Shkodrës prej 5 vitesh.

Megjithatë, në interesin në të lartë të qytetarëve, të qytetit e Bashkisë së Shkodrës, nuk do rreshtim së kërkuari:

– Dëmshpërbleni banorët ku kalon by- pass-i, jepini paratë për pronat që u keni marrë për ndërtimin e tij. Ky është detyrimi parësor që ju keni dhe mos e zvarrisni siç ka ndodhur edhe me shpronësime të tjera në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

– Përgatisni dhe depozitoni sipas ligjeve e rregullave në fuqi projektet përfundimtare për Lotin e parë të By- pass-it, duke përfshirë edhe shqetësimet e shprehura nga banorët e Shkodrës në degjesën publike të datës 2 nëntor 2017. Vetëm atëherë Bashkia e Shkodrës mund të shprehet, duke patur si prioritet inereresin më të lartë të komunitetit.

– Hartoni një projekt për Lotin e dytë të By- pass-it, depozitojeni në Bashkinë e Shkodrës. Pas dëgjesës me banorët, pasi të depozitojë shqetesimet e tyre në ARRSH dhe ato të gjejnë reflektim në projektin përfundimtar, vetëm atëherë Bashkia e Shkodrës mund të shprehet edhe për Lotin e dytë.

Në mbyllje, do t’ju ftonim si ARRSH, Ministri dhe qeveri, të futeni brenda ligjeve, brenda kuadrit të miratuar dhe të detyrueshëm për zbatim nga çdokush, qoftë ai kryeministri apo ministri i rradhës. Si deri më tani, Bashkia e Shkodrës dhe unë si kryetare e saj, do të zbatojmë me rigorozitet vetëm ligjet e Shqipërisë, duke patur prioritet interesat e qytetarëve.

Më poshtë gjeni dhe linkun me videon

DEKLARATË PËR MEDIA

DEKLARATË PËR MEDIADrejtori i ARRSH-së, Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishte sot në Shkodër dhe në krah të shefit të tij, ministrit Damian Gjiknuri tentoi të gënjejë shkodranët e shqiptarët lidhur me By- Pass-in e Shkodrës.Them tentoi të gënjejë për ta kuptuar ai, sepse në Shkodër ne i themi rren ditën për diell. Pikë së pari, Afrim Qendro duhet ta kuptojë se prioriteti i Bashkisë së Shkodrës dhe i imi si kryebashkiake janë qytetarët dhe interesat e tyre, të cilat do ti mbrojmë me çdo mjet e çmim. Në këtë këndvështrim kemi parë dhe do të vijojmë ta shohim edhe çështjen e By- Pass-it të Shkodrës.Për të gjithë bashkëqytetarët, bazuar në dokumenta do të paraqesim të vertetën, e cila nuk mund të fshihet nga Qendro i ARRSH-së apo edhe shefat e tij politikë në Tiranë apo Shkodër.By- Pass-i Shkodër është i ndarë në dy lote: Loti i parë është ai ku punohet në territorin e Njësisë Administrarive Rrethina dhe një pjesë të qytetit, ndërsa Loti i dytë në afërsi të Pedonales së Molos është ai që pritet prej pesë vitesh të nisin punimet e të hiqet ai mal me zhavorr.Për Lotin e dytë, nuk mund të flitet sepse sot e kësaj dite, Bashkia e Shkodrës nuk ka asnjë projekt të dorëzuar nga ARRSH. Është thjesht një ide e prezantuar shkurtimisht në një degjesë publike, e cila u bë në sallën e Këshillit Bashkiak Shkodër vitin e kaluar.Në dëgjesën publike të datës 2 nëntor 2017, është diskutuar mbi një projekt të paraqitur për Lotin e parë, atë ku po punohet edhe aktualisht. Qytetarët e pranishëm në degjesë, kanë paraqitur objeksionet e tyre për projektin në fjalë dhe çdo gjë është e dokumentuar. Mjafton që edhe ju si media të hapni arkivat tuaja për ta verifikuar, ndërsa une po iu vëmë në dispozicion raportin e kësaj dëgjese publike.Dëgjesa publike ka evidentuar disa probleme aktuale të zbatimit të projektit, të përmbledhura në raportin që e keni në dispozicion.Të gjitha këto shqetësime të qytetarëve në degjesën publike, i janë bërë të ditura ARRSH-së, ministrit Gjiknuri, madje edhe kryeministrit Rama me një shkresë zyrtare pak ditë pas zhvillimit të degjesës.Sot, kuadri i gënjeshtrave të drejtorit të ARRSH-së Afrim Qendro nisi me nivelin, sipas tij 10 metër, të by- pass-it. Në fakt, në projektin e parë ky nivel ka qenë 1.8 metër dhe sipas ARRSH-së do të ulej deri në 80 cm.Të gjitha këto sqarime, ne i bëjmë për qytetarët, sepse në fakt për këtë pjesë të by pass-it ose Loti 2, pranë Molos nuk ka asnjë projekt të depozituar nga ARRSH në Bashkinë e Shkodrës. Ose më saktë nuk ka fare projekt. Pra, ne nuk kemi si shprehemi pro, kundër apo të japim mendimet tona, nuk kemi asnjë projekt mbi të cilin të vendosim. Kjo në fakt është edhe mashtrimi më i madh i drejtorit Qendro. Kur të kemi këtë projekt, do të realizojmë degjesë publike dhe vetëm pasi të marrim mendimet e qytetarëve, mund të shprehet Bashkia e Shkodrës.Tani të flasim për Lotin e parë, atë ku po punohet aktualisht. E thamë edhe më parë dhe e përsërisim: interesat e qytetarëve janë prioritet i Bashkisë së Shkodrës. Në këtë segment, preken shumë prona të qytetarëve të Shkodrës, të cilët duhet të marrin shpërblim për pronën që u merret për një investim publik. Pavarësisht shkresave të Bashkisë së Shkodrës nga kryeministri deri tek ARRSH, pavarësisht edhe protestave të banorëve që edhe ju si media i keni përcjellë, sot e kësaj dite nuk po realizohet pagesa e shpronësimit. Madje, nuk ka para të planifikuara për këtë qëllim as sot që po flasim.Për të folur për projektin e Lotit të parë të By-Pass-it. Dëgjesa publike e datës 2 nëntor 2017 evidentoi shumë shqetësime të banorëve, të cilat duhej të reflektoheshin në ndryshimin e projektit. Deri tani, pavarësisht shkresave të panumërta të dërguara nga ana e Bashkisë Shkodër në ARRSH, ministri apo kryeministri, nuk kemi akoma projektin e këtij loti. Jo vetëm kaq. Mbi projektin që po zbaton ARRSH, janë bërë e po bëhen ndryshime të shumta, të cilat marrin parasysh vetëm interesat klienteliste- korruptive të atyre që e konsiderojnë projektin si një letër bakalli që mund të ndryshohet sipas qejfit.Për dijeninë tuaj si media e përmes jush për dijeninë e qytetarëve shkodranë deklarojmë se sot e kësaj dite që po flasim, edhe pas insistimit e shkresave zyrtare të vazhdueshme të Bashkisë, akoma nuk ka një leje ndërtimi apo dokumentacion teknik të depozituar në Bashkinë e Shkodrës as për lotin e parë, ku po vazhdon të punohet. Kjo është një shkelje flagrante e ligjeve që mund të bëhet vetëm po të marrësh leje politike, që mesa duket ARRSH e disponon me pash.Siç ju thashë edhe më herët, çdo gjë është e verifikueshme përmes shkresave, të cilat ne do tu’a vëmë në dispozicion mediave, ashtu siç në kuadër të transperencës i kemi të publikuara edhe në faqen zyrtare të Bashkisë së Shkodrës.Ajo çfarë ndodhi sot para mediave, nuk është asgjë më shumë se shoë i rradhës i ARRSH-së, ministrisë dhe vetë qeverisë. Përgjegjësia për By-Pass-in e Shkodrës, problemet e lindura apo të krijuara janë totalisht të këtyre institucioneve. Natyrisht. janë në vazhdën e nëpërkëmbjes që kjo qeveri i ka bërë dhe po i bën Shkodrës prej 5 vitesh.Megjithatë, në interesin në të lartë të qytetarëve, të qytetit e Bashkisë së Shkodrës, nuk do rreshtim së kërkuari:- Dëmshpërbleni banorët ku kalon by- pass-i, jepini paratë për pronat që u keni marrë për ndërtimin e tij. Ky është detyrimi parësor që ju keni dhe mos e zvarrisni siç ka ndodhur edhe me shpronësime të tjera në territorin e Bashkisë së Shkodrës.- Përgatisni dhe depozitoni sipas ligjeve e rregullave në fuqi projektet përfundimtare për Lotin e parë të By- pass-it, duke përfshirë edhe shqetësimet e shprehura nga banorët e Shkodrës në degjesën publike të datës 2 nëntor 2017. Vetëm atëherë Bashkia e Shkodrës mund të shprehet, duke patur si prioritet inereresin më të lartë të komunitetit.- Hartoni një projekt për Lotin e dytë të By- pass-it, depozitojeni në Bashkinë e Shkodrës. Pas dëgjesës me banorët, pasi të depozitojë shqetesimet e tyre në ARRSH dhe ato të gjejnë reflektim në projektin përfundimtar, vetëm atëherë Bashkia e Shkodrës mund të shprehet edhe për Lotin e dytë.Në mbyllje, do t’ju ftonim si ARRSH, Ministri dhe qeveri, të futeni brenda ligjeve, brenda kuadrit të miratuar dhe të detyrueshëm për zbatim nga çdokush, qoftë ai kryeministri apo ministri i rradhës. Si deri më tani, Bashkia e Shkodrës dhe unë si kryetare e saj, do të zbatojmë me rigorozitet vetëm ligjet e Shqipërisë, duke patur prioritet interesat e qytetarëve.Faleminderit!

Gepostet von Bashkia Shkodër am Mittwoch, 12. September 2018

Share: