Home KRYESORE Vret shoqen e saj të ngushtë me çekiç, arsyeja trondit opinionin

Vret shoqen e saj të ngushtë me çekiç, arsyeja trondit opinionin

Shoqja e saj e ngushtë i kishte zili fëmijët dhe duke qenë se vetë nuk mund të kishte, Samantha Kelly, u vra nga 39-vjeçarja Christine Lyons. Gjithçka pasi kjo e fundit ishte e bindur se do mund të bëhej ajo nëna e katër fëmijëve të shoqes së vrarë.

Një histori shokuese e zbuluar pas shumë muajve hetime, e cila vjen nga Victoria, në Australi.

Krimi ka ndodhur në 23 janar të vitit 2016, por këtë të hënë gruaja është përballur me drejtësinë, duke u dënuar me 30 vite burg.

Christine ka pranuar se ka vrarë shoqen e saj të ngushtë, njëherësh fqinje me shtëpi, me qëllim që të adoptonte fëmijët e saj, për shkak se ajo vetë ishte sterile.

Me ndihmën e dy meshkujve, të partnerit aktual dhe të ish-të fejuarit, gruaja vrau Samantha-n, duke u munduar të fshehë çdo provë. Në fillim viktimës i ishte dhënë për të pirë një koktejl me ilaçe dhe droga, por pavarësisht kësaj arriti të mbijetojë, çka bëri që krimi të përfundojë me goditje çekiçi në kokë, shkruan noa.al.

Pas funeralit të së ndjerës, Christine nisi të ngjallë disa dyshime, duke qenë se kujdesej në mënyrë të fiksuar për fëmijët e shoqes së saj, duke i thirrur edhe me emra të tjerë.

Policia zbuloi pas një sërë hetimesh se ishte ajo autorja e krimit. /a.y/noa.al

Share: