Një infermier i Spitalit të Korçës është arrestuar të martën pasi premtonte marrjen e provimeve pranë Fakultetit të Infermierisë, kundrejt një përfimiti monetar.
Burime nga policia thanë se në pranga ka rënë shtetasi Alku Gjalli, 31-vjeç, banues në fshatin Vinçan.
“Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim numër 339 datë 16.10.2018, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal”, – citohet nga deklarata e policisë.
31-vjeçari kundrejt shumave të parave që varionin nga 15 mijë deri në 20 mijë, iu premtonte studentëve se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme./Opinion.al