Home Gjeo-Ekonomia Agrobiznesi dikton për zhvillimin e agroturizmit ZOTI KRYEMINISTËR

Agrobiznesi dikton për zhvillimin e agroturizmit ZOTI KRYEMINISTËR

Nga Kasem Seferi*

Në Shqipëri mbizotërojnë fermat e vogla me ngastra mesatare tokë bujqësore prej 1.2 hektarë.

Vemendja duhet të perqendrohet mbi strategjitë e miratuara me qëllim që të gjejmë mjetet e nevojshme për të siguruar bazën ushqimore; për të rritur produktivitetin dhe cilësinë e produkteve; për të vendosur sistemet e kontrollit të cilësisë, sipas parimeve të HACCP.

Në këtë kontekst do të desha të parashtroj pyetjen e mëposhtme: Si do t’i nxisin SME – të e agrobiznesit dhe cilat ishin, janë dhe do të jenë skemat e financimit që ofron BERZH – i?

Nga përvoja e gjatë e këtyre viteve agrobiznesi, si përfundim, ka nxjerrë se kërkohet ai lloj financimi që përshtatet me të drejtën e pronës dhe me lidhjen e kontratave, si dy prej mekanizmave të tregut që bëjnë të mundur sigurimin e sasisë, cilësisë dhe sigurinë e bazës ushqimore dhe të produkteve.

Kësisoj, agrobiznesi ka kërkuar rrugëzgjidhje praktike që të rriste financimin me përqindje më të ulta për fermerët, si dhe për veprimtaritë grumbulluese, përpunuese, amabalazhuese, të kërkimit dhe zhvillimit dhe zvogëlimin e barrës tatimore në fushën e sigurimit të bazës ushqimore.

Sugjerohej, nga shumë ekspertë që skemat e financimit të BERZH – it duhej të përfshinin fermerët, pikërisht, në zinxhirët e vlerës (fjalë/term kjo/ky që shërben) për sigurimin e bazës ushqimore të agrobiznesit, për mbështetjen e SME – ve, si për ndërtimin e kapacitetit, transferimin e teknologjisë dhe pjesëmarrjen në zhvillimin e shërbimeve teknike dhe monitoruese për të hyrë në tregun e BE – së.

Skemat e financimit që ka ofruar dhe ofron BERZH – i do të ishte mirë të demonstronin dhe të demonstrojnë që zinxhiri i sigurimit të bazës ushqimore të agrobiznesit, do të shtojë vlerën, do të kursejë kohën, do të çojë në avantazhe konkurruese në treg dhe do ta mbajë biznesin “mbi tavolinë”.

Gjithashtu sugjerohej se nevojitej që financimi i BERZH – it të të ishte realist, të kishte vazhdimësi dhe jo të ndërpritej (natyrisht, jo gjithnjë) në momentin e zhvillimit.

Thuhet dhe është vërtetuar se ndryshimi i rregullave është ligji i jetës, prandaj ekspertët kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë shumë një ngjarje të tillë sidomos të organizuar nga një organizatë si BERZH – i, e cila na bën të mendojmë se nuk duhet parë vetëm ajo që është bërë në të kaluarën, por dhe e tashmja, sepse kështu do të sigurohemi se nuk do ta humbasim të ardhmen.

Për të kuptuar çfarë kam trajtuar më lart po bëj të ditur disa të dhëna që ndoshta, edhe kanë ndryshuar.

Toka në Republikën e Shqipërisë ndahet sipas kategorive të mëposhtme:

* 24 për qind tokë bujqësore;

* 15 për qind tokë kullotë;

* 36 për qind pyje.

Nga rreth 3.1 milion banorë në total, rreth 55 për qind të tyre punojnë në bujqësi.

Avantazhet e Shqipërisë në kuptim të zhvillimit të bujqësisë në zonat rurale janë:

* vendndodhja e favorizuar gjeografike;

* krahasuar me vende të tjera ka kosto të ulët të punës (pagat) në bujqësi;

* popullsi rurale relativisht e arsimuar;

* toka pjellore dhe me klimë të favorizuar në disa rajone.

Në vitin 2010 raporti eksport – import ishte 1:9.4, ose me një defiçit të tregtisë ushqimore me 77.7 miliard lekë (rreth 560 milion euro), ose 24 për qind e defiçitit të përgjithshëm.

Importet e ushqimeve në vitin 2010 ishin 87 miliard lekë (rreth 630 milion euro – rreth 200 euro/person). Volumi më i madh tregtar në importe përbëhet nga grupi dithëra (grurë, misër, miell dhe ushqim blegtorie me rreth 15.5 miliard lekë, ose 110 milion euro). Importi i prodhimeve blegtorale arrin 11 miliard lekë, ose rreth 80 milion euro. Sasia e fruta perimeve që importohen është rreth 9 herë më e madhe se sa eksportet. Importet ushqimore llogariten për 7.2 për aind të PBB – së.

Në Shqipëri mbillen 146 mijë hektarë grurë dhe misër dhe rreth 200 mijë hektarë foragjere dhe jonxhë. Nga 400 mijë hektarë tokë e kultivuar në shkallë vendi 70 për qind e tokës së kultivuar i përket drithërave dhe foragjereve.

Duke mos qenë prioritet prodhimi i drithërave dhe foragjereve ka sjellë degjenerimin e tij dhe rënien në primitivizëm, veçanërisht, në drejtim të prodhimit të farërave cilësore.

Por, bujqësia shqiptare është në gjendje të mbushë disa role në qoshet e tregut brenda bujqësisë europiane, që kërkon nxitjen e investimit vendas dhe të huaj.

Infrastruktura rurale nuk është shumë e zhvilluar: rrugët janë në kushte të varfëra; furnizimet me ujë shpesh ndërpriten dhe pak fshatra kanë sisteme shëndetsore të organizuara. Përmirësimi infrastrukturës rurale është një prioritet i rëndësishëm për ekonominë rurale dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zvogëlimin e migrimit rural – urban.

Shtyllat kryesore të zhvillimit rural për Shqipërinë janë:

i) rritja e qendrueshme e të ardhurave të fermave;

ii) ii) menaxhimi i qendrueshëm i burimeve natyrore përfshirë pyjet, kullotat dhe ujin; dhe

iii) iii) krijimin e mundësive për vende pune të reja dhe cilës më të mirë të jetës nëpërmjet diversifikimit dhe infrastrukturës së përmirësuar rurale.

Këto tre shtylla janë të barasvlershme me tre akset kryesore të formuluara në rregulloren e Zhvillimit Rural të BE – së, skemave të mbështetjes për vendet në parahyrje dhe hyrje në BE.

Shqipëria tashmë i dedikon çdo vit rreth 7 miliard lekë zhvillimit rural përveç investimeit publik total prej rreth 40 miliard lekë. Shpenzimet korente dominohen nga investimi për fermat dhe infrastrukturën.

Aksi i parë, (modernizmi fermave, vlera e shtuar/marketingu, pyjet/ trajnimi/shërbimet e këshillimit) nga 3,213 në vitin 2006 do të rriten në 8,500 milion lekë në vitin 2013, ose në 50 për qind të totalit të përgjithshëm.

Aksi i dytë, (fushat më pak të favorizuara, mjedisi bujqësor dhe natyra 2000) nga 1,558 në vitin 2006 në 1,700 milion lekë në vitin 2013, ose 10 për qind të totalit të përgjithshëm.

Aksi i tretë, (punësimi jo në ferma, cilësia e jetës rurale/infrastruktura) nga 2,583 në vitin 2006 në 5,950 milion lekë në vitin 2013, ose 35 për qind e totalit të përgjithshëm.

Aksi i katërt, (zhvillimi pjesëmarrës vendor) nga 0 milion lekë në vitin 2006 në 850 milion lekë në vitin 2013, ose 5 për qind e totalit të përgjithshëm.

Totali përgjithshëm, nga 7,355 në vitin 2006 dhe 17,000 milion lekë në vitin 2013.

Strategjia e zhvillimit rural përfshin gjithashtu, përveç akseve të mësipërme, arsimin, shëndetin, zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturës rurale.

Reformat dhe strategjitë për bujqësinë dhe zhvillimin e zonave rurale janë afatgjata dhe kërkojnë konsensus të gjërë ndërmjet qarqeve politike.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: