Home KRYESORE Arrestimi i ish-deputetit socialist, si i tjetërsoi Ndoka tokat në Lezhë

Arrestimi i ish-deputetit socialist, si i tjetërsoi Ndoka tokat në Lezhë

Policia e Shtetit ka sqaruar nëpërmjet një komunikate të fundit arsyet që çuan në arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe vëllait të tij.

Sipas Policisë arrestimit është kryer pas një vendimi të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ndoka u arrestua në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Ndaj tij u caktua masa “arrest me burg” në dyshimin e kryerjes së veprave: “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Share: