Home KRYESORE Avokati i njohur: Kush i fryn ideve të prapa në kokat e...

Avokati i njohur: Kush i fryn ideve të prapa në kokat e djemve si andej si këtej kufirit ti vij turp.

Nga Adriatil Lapaj

Vëllezër ne si popull kemi plot gabime, të meta e gjëra që duhet të ndreqim por nga ana tjetër kemi dhe kodet tona që të parët na lanë.

Ne dhe me armikun në formacione të rregullta e kemi respektuar kodin e vdekjes.

Dje vdiq një djalë i ri. Vdiq me ide të trishta në vitin 2018 ku ne rinia nuk duhet të shohim më nga koha e luftrave ballkanike.

Askush nuk mund të ngrihet me armë ndaj Rendit Kushtetues, shtetit, shoqërisë as këtu e as në Greqi. Veprimi i tij ishte i gabuar dhe mori përgjigjen por mjafton kjo. Nga ai çast për ne shqiptarët duhet të marrë fuqi Kodi i Vdekjes, mjafton heshtja.

Një nënë do vuaj. Për këtë të mendohen mirë mendjet dhe shpirtrat e errëta që indoktrinojnë djem e vajza kudo në Ballkan.

Kush i fryn ideve të prapa në kokat e djemve si andej si këtej kufirit ti vij turp. Ti vij turp e Zoti marrtë hak!

Vdekja shpesh është nevojë e diktuar por asnjëherë motiv gëzimi. Një djalë i manipuluar vdiq. Në mijëvjeçarin kur idetë e prapa shoviniste duhej të kishin marrë fund.

Dikush në Athinë fërkon duart se e hoqi vëmendjen nga hallet politike të ditës, dhe nga Tirana nuk është se ndihen keq me pozitat e reja.

Popull, si matan si më këtë anë të kufirit mos u bëni mish për top. Hallin e kemi me mirëqënien dhe jo me njëri-tjetrin.

Share: