Një baba në Argjentinë ka sulmuar një mësues shkolle të akuzuar për abuzimin seksual në mënyrë të përsëritur ndaj vajzës së tij 15 vjeçare.
Mësuesi, emri i të cilit u publikua në mediat lokale, si Jorge Cruceno, 30 vjec, është i punësuar nga Shkolla Santa Marta në qendër të Argjentinës. Dyshohet se familjarët e vajzës gjetën mesazhe të papërshtatshme nga mësuesi në telefonin e saj.
Babai kishte vizituar shkollën për një takim me autoritetet e shkollës, pas raportimit të abuzimit të dyshuar në polici.
Përmes pamjeve nga kamerat e sigurisë, babai mund të shihet duke ecur me vajzën e tij në shkollë para se të kalonte në të njejtin korridor, në të cilin po kalonte edhe mësuesi.
Në videon e publikuar nga Daily Mail,shfaqet babai i vajzës seë abuzuar, i cili e godet mësuesin me grushta plotë 22 herë në 15 sekonda. /TPZ.AL/