Home KRYESORE Balla: Begon e njoh si besimtar mysliman! Salianji: Ja e vërteta

Balla: Begon e njoh si besimtar mysliman! Salianji: Ja e vërteta

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se e njeh Edmond Begon, biznesmenin e dënuar në të kaluarën për trafik droge si të përfshirë në bandën e Lushnjës.

Në emisionin”Opinion” ai theksoi se e ka njohur në vitin 2015 dhe është prezantuar si një biznesmen që ndërtoi një xhami në zonën e tij elektorale.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se duke e njohur si një biznesmen, besimtar mysliman, ka frekuentuar disa herë edhe lokalin e tij për të pirë kafe. Balla tha se nuk ishte në dijeni se ai ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.

Në lidhje me udhëtimin jashtë vendit me shtetasin Edmond Bego, Balla tha se bashkë me një grup gazetarësh, ka qenë edhe ky që kemi udhëtuar për të parë ndeshjen e Shqipërisë në Danimarkë. Duke shtuar më tej se vetëm kaq, pasi nuk ekziston asnjë udhëtim tjetër me të.

Por deputeti i PD-së, Ervin Salianji e përgënjeshtroi Ballën në lidhje me udhëtimet me Edmond Begon. Salianji shkroi se Balla ka udhëtuar 57 herë me narkotrafikantin Edmond Bego, por ka një pjesë që në vitin 2013.

Partia Demokratike iu rikthye të shtunën akuzave për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke publikuar faktet sipas saj të lidhjes së ngushtë të tij me narkotrafikantin Edmong Bego.

Deputeti, Ervin Salianji, tha se Balla ka udhëtuar 25 herë me Edmond Begon, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Udhëtimet sipas tij janë kryer me makine dhe avion.

Deputeti demokrat tha se është fakt se Balla gjatë historikut të udhëtimeve gjatë periudhës që qeveris Rama, ka përdorur plot 18 herë charter-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me charter nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Begos.

Salianji deklaroi se nuk ka departament e prokurori që të mbulojë lidhjet e PS me krimin e organizuar.

Dputeti i PS-së, Taulant Balla nuk vonoi për t’iu përgjigjur deklaratës së PD-së, duke paralajmëruar për padi deputetin Salianji për shpifje të hënën në Gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Balla i bën thirrje kreut të PD-së të mos e shpërdorojë deputetin Salianji me shpifje, për udhëtime 18 herë me charter.

Ai tregon se informacioni për një fakt të tillë ndodhet në Albcontrol dhe është i aksesueshëm për të gjithë.

Deputeti socialist i kërkon PD arsyen se pse nuk bën një kallëzim në Prokurori, duke paralajmëruar padi në gjykatë për Ervin Salianjin.

BallaLulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera😂. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!

Vetëm pak minuta më vonë, Ballës i erdhi në ndihmë një kolege socialiste, deputetja Evis Kushi hodhi poshtë pretendimet e Partisë Demokratike në lidhje me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla se ka udhëtuar 18 herë me charter jashtë vendit me Edmond Begon, i dënuar në Itali për trafik droge.

Përmes një shënimi në Facebook, Kushi shkruan se në datat 8-9 dhjetor të vitit 2014, pjesë e udhëtimit ka qenë edhe ajo së bashku me kryeministrin Rama, Monika Kryemadhin dhe Taulant Ballën për të përfaqësuar Shqipërinë në Bruksel.

Ajo ka publikuar edhe fotot e takimit, duke shtuar nëse do të duhet mund të publikojë edhe axhendën e takimeve në Bruksel.

Shënimi i Kushit në Facebook, si më poshtë vijon:

Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla.

Meqenëse në nje nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, Deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel.

Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe axhenda e takimeve gjithashtu.

Prandaj, kjo cmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit

Më pas, Ervin Salianji iu përgjigj sërish kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për lidhjet e këtij të fundit me krimin, duke i kujtuar se harrojeni të fshihni gjurmët, pasi jeni të lidhur aq shumë me krimin sa s’ka departament, prokurori e gjykatë që ju shpëton.

Deputeti demokrat, publikoi datat dhe oraret, ku kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla ka udhëtuar me charter jashtë vendit.

Më tej, Salianji i kërkoi deputetit socialist të tregojë arsyen e udhëtimit prej 25 herësh jashtë vendit me personin e dënuar për trafik droge në Itali, shtetasin Edmond Bego./Opinion.al

Share: